VIDEO/ Gjekmarkaj kapet me Ngjelën: E quaje Berishën marshall

Apr 27, 2017 | 12:10
SHPËRNDAJE

Analisti Agron Gjekmarkaj dhe avokati Spartak Ngjela janë përplasur në emisionin e të hënës në Top Story të Sokol Ballës.

Gjekmarkaj i ka kujtuar Ngjelës se si ai e quante Berishën “marshal”. Kjo është kundërshtuar nga Ngjela që i është kundërvënë. Më poshtë është debati.

DEBATI

Gjekmarkaj: Vetingu është kryefjala, e ka shndërruar në tabelë elektorale, por duke u ndalur te zhargoni që, unë e njoh prej vitesh avokatin dhe mund të kujtoj tani që avokati e quante Berishën marshall

Ngjela: Unë? Nuk lë unë të thuash, ku ke dëgjuar, nuk të lejoj unë pavarësisht se nga vjen, marshall i kam thënë unë Saliut?

Gjekmarkaj: E keni thënë, me dhjetëra herë ju kam dëgjuar unë, por kjo është çështja juaj personale.

Ngjela: Unë një vit kam që të njoh,

Gjekmarkaj: Njihemi prej 15 vitesh.

Ngjela: E keni dëgjuar ça i kam thënë kur qe kryeministër?

Gjekmarjak: Çfarë i the?

Ngjela: E hapni dot gojën, lërë më trego mua ti, marshall i paskam thënë unë.

Gjekmarkaj: Pashë gazetat, në vitin 2003, akuzat e Ngjelës për vjedhje votash janë të shumta e të pafundme. Ti mund t’i kishte ruajtur votat.

Ngjela: I ruajta votat unë vajta dhe fitova gjyqin, ktheva zgjedhjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura