VIDEO/ Gjasula mesazh të gjithë shqiptarëve: Populli jonë ka kaluar gjithmonë momente të vështira, do t’ia dalim dhe tani

Mar 24, 2020 | 20:06
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Padërbornit dhe kombëtares së Shqipërisë Klaus Gjasula iu drejtua të gjithë shqiptarëve nëpërmjet “Panorama  Sportit” për të ruajtur qetësinë dhe të shikojnë përpara me optimizëm .

klaus gjasula

Mesfushori kuqezi theksoi se populli shqiptar ka arritur t’u mbijetojë momenteve më të vështiranë histori dhe do të arrijë ta kalojë edhe virusin COVID-19, i cili ka shkaktuar një numër të madh të vdekur në mbarë botën.

” Nëpërmjet ‘Panorama Sport’ uroj që të gjithë shqiptarët ta kalojnë situatën sa më lehtë dhe ju bëj apel që të zbatoni masat dhe të qëndroni në shtëpi. Të bashkuar do ta kalojmë këtë situatë dhe moment të vështirë. Populli jonë ka kaluar gjithmonë momentet më të vështira në histori, prandaj do ta kalojmë dhe këtë virus. Prandaj, mbajeni kokën lart, shihni përpara dhe mos dilni nga shtëpia dhe situata do të qetësohet dhe do të bëhet më e mirë”, drejtohet me videomesazh Gjasula.

Disa ditë më parë, ai mori lajmin e mirë se rezultoi negativ në testet mjekësore anti-koronavirus.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura