VIDEO/ Gimi nga Tirana: Jam i ve, njeri i letrave. Dua një beqare, edhe zonjusha të stazhonuara

Sep 14, 2017 | 16:54
SHPËRNDAJE

Një 67-vjeçar nga Tirana ka telefonuar sot në “Aldo Morning Show”, nga ku ka kërkuar njohje.

Por, ajo ç’ka ka bërë përshtypje ka qenë fakti se Gimi ka kërkuar një zonjushë. I moshuari tha se është i ve dhe ka dy fëmijë të rritur, ndërkohë që tregoi se është intelektual, njeri i letrave dhe bën edhe skenare.

“Jam Gimi nga Tirana. Jam intelektual, jam me dy arsime të larta etj, etj, kërkoj një njohje. Jam i ve, kam dy fëmijë të rritur që janë në punën e tyre. Kam pensionin tim të bollshëm dhe merrem me krijimtari, jam njeri i letrave, shkruaj poezi, tregime, novela dhe i jam përkushtuar filmit familjar”, tha Gimi.

67-vjeçari theksoi se zonja apo zonjusha duhet të jetë e përshtatshme për fushat e tij dhe nuk përjashtoi opsionin e ndonjë vajze beqare, teksa i quajti të “stazhonuara”.

“Ka ardhur një kohë për të menduar se jetën duhet ta ndërtoj pak ndryshe, gjykoj që duhet menduar edhe për ato vite që na kanë mbetur. Kërkoj një zonjë ose zonjushë të jetë e përshtatshme në fushat e mija. Ka dhe zonjusha të stazhonuara”, tha Gimi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura