Video gazmore/ Doli nga shtëpia gjatë shtetrrethimit, qytetari i ‘shmanget’ gjobës me vrap, polici mbetet pafrymë

Mar 22, 2020 | 19:28
SHPËRNDAJE

Masat e ashpra të ndërmarra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, me ndalimin e qarkullimit gjatë ditës së sotme, janë shoqëruar me disa episode gazmore.

Të tilla janë pamjet e filmuara nga kamera amatore në zonën e Parkut të Liqenit. Nuk dihet si nisi ndjekja këmba-këmbës, por në videon duket një qytetar që ia kalon me vrap efektivit të policisë.

Qyetari ja fut vrapit

Ky i fundit i ngarkuar për të ndaluar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve, madje duke vendosur dhe gjoba të majme. Por duket se në këtë rast ka mbetur thatë , pasi qytetari me tuta sportive i ka lënë ‘targën’ në 100 metërsh.

Ndërkohë video e dytë, është filmuar në një nga lagjet e Tiranës, ku një banor fshihet pas makinave kur kalon automjeti I policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura