VIDEO / Gati për mbrojtjen e brezit, ja çfarë muzike dëgjon Florian Marku teksa përgatitet për duelin

Apr 2, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Florian Marku do të mbrojë brezin e Ndërkontinental IBF për peshën velter sot ndaj britanikut Kris Xhenkins. Një duel shumë i rëndësishëm i boksierit shqiptar i cili kërkon që të vazhdojë i pamposhtur në rrugën e tij drejt titujve më të rëndësishëm.

marku

Pak minuta para sfidës, janë postuar në rrjetet sociale edhe video të momenteve të përgatitjes së tij. Boksieri shqiptar shihet teksa po i lidhin duart për këtë duel shumë të rëndësishëm ku gjithçka duhet të jetë në perfeksion.

Ndërkohë, në sfond dëgjohet edhe muzikë shqiptare, që nuk mund të mungojë kurrsesi në sfidat e tij dhe shpesh e shoqëron në ring. Por në dhomat e zhveshjes, në sfond ishte një nga këngët pak më të qeta të Butrint Imerit, nën tingujt e të cilës ai po kryente përgatitjen për duelin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura