VIDEO/ Garet Bejl shfaqet me të bijën duke luajtur futboll, veprimi i tij iu “rrëmben” zemrat tifozëve madrilenë

Feb 2, 2023 | 9:58
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti tashmë i tërhequr, Garet Bejl është shfaqur sërish në “fushë” pasi njoftoi se nuk do të luante më futboll. Por kësaj herë nuk ishte ai protagonist, por vajza dhe djali i tij.

Collage Maker-02-Feb-2023-09.36-AM

Ai ka postuar një video në rrjetin e tij social Instagram, ku fëmijët ndodhen përpara një porte dhe shënojnë gola. Ashtu sikur babai i tyre, edhe të miturit duket se e adhurojnë futbollin.

Por ajo që ka marrë vëmendjen është fakti se vajza është e veshur me uniformën e Real Madrid, dhe fanellën me numrin 11 që dikur uellsiani mbante tek “Los Blancos”.

Kaq ka mjaftuar që tifozët madrilenë të duan sërish njërin nga ish lojtarët më të mirë të klubit të tyre. Rikujtojmë që Bejl qëndroi për 7 vite tek Reali nga viti 2013-2020, më pas u largua 1 vit tek Totenhemi për tu rikthyer më pas në Bernabeu në vitin 2021-2022.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura