VIDEO/ Gafa në mbrojtje ndëshkon Tiranën, Alvesh i jep fitoren Flamurtarit. Daja triumfon ndaj Memës

Oct 22, 2018 | 20:28
SHPËRNDAJE

Flamurtari ia doli të fitonte sfidën më të rëndësishme të javës së 9-të, e cila mbylli edhe fazën e parë në Kategorinë Superiore për këtë sezon. Vlonjatët ia dolën të merrnin 3 pikët, falë një goli të Danilo Alvesh në minutën e 72-të të takimit.

bandicam 2018-10-22 19-51-28-645

Sfida nisi me Tiranën e Memës më shumë kërkuese, e cila pati edhe raste për të shënuar, por nuk i shfrytëzoi si duhet. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar më pas, e cila u ndërpre shpesh herë edhe nga faullet në mesfushë.

Më pas, në pjesën e dytë ekipi i Dajës ishte më kërkues, duke pasur edhe më shumë iniciativë, por goli erdhi vetëm në minutën e 72-të, pas një gabimi mes qendërmbrojtësve të Tiranës, Turtulli e Hoxhallari, dhe ishte Hyseni që përfitoi, kaloi Likën, dhe më pas Alvesh ndoqi aksionin dhe me portën bosh nuk fali.

Deri në fund, Tirana nuk pati fuqi për të rrezikuar seriozisht portën e Koliccit, dhe Flamurtari ia doli të ruante avantazhin dhe të merrte 3 pikët.

Flamurtari-Tirana 1-0

GOL: Alvesh 72′

KOMENTI

Mbyllet sfida. Flamurtari-Tirana 1-0

90′ 4 minuta shtesë.

89’ Zëvendësimi i fundit. Del autori i golit, Danilo Alvesh, i duartrokitur, futet Kotobelli.

82’ Trajneri Mema kryen edhe ndërrimin e dytë. Futet Ngoo, del Hasani.

80’ Tjetër ndërrim. Futet Mustafa, del Hyseni.

78’ Karton i verdhë edhe për Siljanovskin, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Grecës në mesin e fushës.

77’ Edhe Daja kryen zëvendësimin e parë. Andi Ribaj në vendin e Torasës.

77’ Provon Daja nga jashtë zone, por gjuajtja e tij shumë larg portës.

74’ Ndërrimi i parë te Tirana. Kobina i lë vendin Sentamut.

72’ GOOOOL Alvesh shënon për Flamurtarin. Nuk merren vesh në mbrojtje Turtulli dhe Hoxhallari, aty përfiton Hyseni, kalon Likën, dhe Alvesh nuk fal me portën bosh.

68’ Karton i verdhë edhe për Eni Imamin, për një faull në mesfushë ndaj Torasës.

66’ Torasa pengon Grecën i cili tentonte të nisej, gjyqtari Alla e ndëshkon me karton të verdhë.

63’ Greca vendos këmbën mbi kokën e Siljanovskit. Asgjë për arbitrin, por mbrojtësi i vlonjatëve ankohet tek arbitri i katërt për atë rast.

58’ Veliu vendimtar, pas një topi që shkonte drejt Hasanit, mbrojtësi vlonjat mbyll i vetëm me sulmuesin shkodran të Tiranës.

54’ Alvesh futet rrezikshëm në zonën e Tiranës, por është Maveje që në rrëshkitje e sipër, ndal pastër brazilianin.

52’ Danilo nuk mposhtet dot në mesfushë, sulmuesi i vlonjatëve kalon disa lojtarë bardheblu, dhe por në fund fiton vetëm një rivënie anësore.

47’ Greca shumë i shpejtë në të majtë të sulmit, harkon në zonë për Kobina, por ky i fundit nuk gjen kohën për të goditur portën.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Tirana 0-0

45’ 1 minutë shtesë.

44’ Hyseni brenda zone, tenton të provojë një goditje drejt portës, por nuk ka shënjestrën e duhur.

36’ Gjyqtari Alla ndëshkon edhe Danilo Alveshin me të verdhë, për një goditje me bërryl ndaj Dajës, në një dyluftim. Daja jashtë fushe për pak sekonda, pasi është edhe i gjakosur.

36’ Daja kroson brenda zone, por Batha largon me kokë rrezikun.

31’ Pollozhani ndal Dajën në mesfushë, i cili po nisej rrezikshëm drejt portës. Gjyqtari Alla e ndëshkon me karton të verdhë.

29’ Greca nga e majta, arrin të fusë një top në zonë, por Veliu largon rrezikun.

24’ Turtulli nuk largon si duhet një top nga mbrojtja, dhe përfiton Torasa i cili shërben Bushiç, kroati godet menjëherë, por Lika në pozicion ndal atë rast.

21’ Imami jep një top për Kobina në hyrje të 16 metrave, ky i fundit godet me të majtën, por gjuajtja lë shumë për të dëshiruar, pa fuqinë e duhur.

14’ Top i gjatë i Veliut në zonë, nga goditja e dënimit, por pa asnjë adresë.

13’ Kartoni i parë i verdhë në këtë sfidë, Turtulli ndal Torasën, dhe gjyqtari Alla e ndëshkon.

11’ Greca futet mirë nga e majta e sulmit për në qendër, godet me të djathtën tokazi, por Koliçi në pozicion pret.

8’ Top i gjatë për Grecën, por Veliu mbyll një aksion ku sulmuesi i Tiranës nisej rrezikshëm.

5’ Provon të niset Kobina në të djathtë, por nuk e mban dot topin brenda vijave.

3’ Mundësi fantastike për Tiranën, që në sekondat e para, Kobina merr një top të artë në qendër të zonës, por goditja e tij ndalet nga Musta.

1′ Nis ndeshja në Vlorë.

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Batha, Useini, Torasa, Hyseni, Alvesh, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

bandicam 2018-10-22 17-13-41-108

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Kobina, Maveje, Karabeci, Greca, Daja, Hasani, Trajner: Ardian Mema

bandicam 2018-10-22 17-14-25-817

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura