VIDEO/ Gafa e të ftuarës bëri gazetaren të qeshë me lot: Jo, jo nuk është ashtu, por…

Sep 25, 2018 | 21:22
SHPËRNDAJE

Një situatë shumë komike ka qenë ajo e ndodhur gjatë emisionit “Vizioni i pasdites”, ku gazetarja Anila Çela nuk ka mundur ta mbajë të qeshurën.

Gjatë fjalës së saj, e ftuara dëgjohet të thotë se ka ndryshuar tre herë Instagram-in, sepse nuk mbante mend kodet që i vendoste, por tani e mbanë mend sepse ka vënë emrin e vajzës.

Kaq ka mjaftuar që të nisin të qeshurat në studio, duke i thënë se tani bën mirë ta ndryshojë prapë sepse sapo ia tregoi publikut kodin.

Ajo është mundur të sqarojë, duke thënë se nuk ka vendosur vetëm emrin e vajzës si kod, por ka disa kode të tjera…

Ndiqni videon për më shumë…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura