VIDEO/ Gabimi në mbrojtje i kushton shtrenjtë Apolonisë, Laçi i Duros merr 3 pikë të arta në transfertë

May 8, 2021 | 17:56
SHPËRNDAJE

Laçi ka mposhtur Apoloninë me rezultatin 0-1 në sfidën e zhvilluar në “Loni Papuçiu”. Një triumfi i vajtur dhe tepër i luftuar ky i kurbinasve të Shpëtim Duro. 

bandicam 2021-05-08 17-06-06-224

Ishte Emiljano Musta, heroi që vendosi sfidën. Futbollisti i skuadrës bardhezi, arriti të përfitonte nga një gabim në mbrojtje i fierakëve, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës laçiane. Me këtë fitore Laçi u ngjit në kuotën e 56 pikëve, ndërkohë që Apolonia mbyll tabelën me 20 pikë.

FT: APOLONIA-LAÇI 0-1

Musta 48′

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet takimi! 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim edhe te Laçi, largohet Harmon për Prengaj.

86′ Dy zëvendësime te Apolonia, largohetn Repaj dhe Smaçi, vendin e tyre e marrin Sota dhe Asllanaj.

75′ Kurbinasit menaxhojnë mjaft mirë avantazhin e krijuar, duke mos lejuar hapësira në prapavijë.

66′ Tjetër zëvendësim te Laçi, largohet Zylfiu, vendin e tij e merr Arbër Deliu.

65′ Provon të rrezikojë edhe Apolonia, me Mihanën, që harkon një top të rrezikshëm në zonë, por nuk arrin aty të përfitojë Vasilj.

62′ Zëvendësim te Laçi, largohet Mentor Mazrekaj, vendin e tij e merr Redon Xhixha.

60′ Tjetër rast i rrezikshëm për Laçin, Mazrekaj provon me një gjuajtje të hidhur nga jashtë zonë, por i vëmendshëm Harizaj që zgjatet dhe dërgon topin në këndore.

59′ Zylfiu ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik në mesfushë.

58′ Harizaj bën heroin dhe shpëton për mrekulli fierakët nga pësimi i golit të dytë. Gardiani i Apolonisë arriti të nuetralizonte mjaft mirë tentativën e Harmon nga shumë pranë portës.

50′ Pranë golit të dytë Laçi, me Lushkjan, gjuajtja e tij brenda zonës, shkon jashtë kuadratit të Harizajt.

48′ GOOOOL LAÇI 0-1/ Zhbllokohet sfida, Emiljano Musta kalon në avantazh kurbinasit. Futbollisti përfiton nga një gabim i fierakëve në mbrojtje, duke tundur rrjetën. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

44′ Provon edhe Harmon, por tentativa e sulmuesit devijohet në këndore.

43′ Pasiguri edhe në portën e Apolonisë, gjuajtja e Lushkjas, për pak sa nuk përfundon në rrjetë, fati është me Harizajn.

42′ Moment delikat në portën e Laçit, gabim i portierit Sherri, shkodrani rikuperon po vet, duke i mohuar golin sulmuesit Gjata. Për pak sa nuk përfitojnë fierakët.

31′ Laçi pretendon për një tjetër penallti, pas tentativës së Lushkjas, kurbinasit kërkojnë 11-metërsh. Sipas tyre topi u prek me dorë brenda zonë nga Sota, por për gjyqtarin Xhaja kemi të bëjmë vetëm me goditje këndi.

30′ Laçi nuk heq dorë nga aksionet sulmuese, Regi Lushkja, provon me një gjuajtje nga distanca. tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

21′ Shumë pranë golit Laçi me Mazrekajn, tentativa e mesfushorit me të brendshme, në hyrje të zonës, shkon ngjitur me shtyllën e portierit Harizaj.

18′ Tronditet traversa e Laçit. Ishte futbollisti Jeboah, i cili i shkoi shumë pranë golit të avantazhit. Me fat në këto momente kurbinasit e Shpëtim Duros.

14′ Apolonia fiton goditjen e parë nga këndi. Kontrollon gjithçka pa problem portieri i Laçit, Alen Sherri.

10′ Tjetër kërcënim i Laçit me Mazrekajn që provon nga jashtë zonës, tentativa e tij shkon drejt e në duart e Harizajt.

8′ Regi Lushkja futet bukur në zonë, rrëzohet dhe kërkon 11-metërsh, pas duelit me Sotën, por gjithçka e rregull për gjyqtarin Xhaja.

5′ Kurbinasit e nisin në sulm ndeshjen, duke ushtruar presion në zonën e skuadrës fierake, e cila mbrohet mirë. Mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida në “Lono Papuçiu”.  Laçi luan topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

APOLONIA : Harizaj; AgIare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Jeboah; Mihana, Gjata, Vasil. Trajner: F. Kamarata.

LAÇI : Sherri ; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Marku, Lushkja, Deliu, Zulfiu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Sh. Duro

Apolonia-Laci

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura