VIDEO / Frenon edhe Reali! Katër skuadra ndajnë vendin e parë në Spanjë

Oct 27, 2021 | 23:50
SHPËRNDAJE

Duket se lodhja e një “El Clasico” të luajtur në maksimum ka bërë të vetën edhe për Real Madrid. Skuadra e Ançelotit është ndalur në shtëpi në ndeshjen e sotme ndaj Osasunës, duke mos përfituar për të marrë e vetme kreun e renditjes që tashmë e ndan me 3 ekipe të tjera.

cccccc

Madrilenët dominuan në çdo aspekt, por nuk arritën të çanin mbrojtjen e ngjeshur të Osasunës, duke mbyllur këtë sfidë me 74% mbajtje topi e 17 tentativa drejt portës, por me zero gola të shënuar.

Më këtë pikë, Reali ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke iu bashkuar Seviljes, Betisit dhe Real Sociedadit. Të enjten, kësaj liste mund t’i bashkohet edhe Atletiko Madrid që është në kuotën e 18 pikëve dhe luan ndeshjen e kësaj jave ndaj Levantes.


dfddfffff

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura