VIDEO-FOTO/ Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, mes tyre 2 femra

Sep 10, 2018 | 17:26
SHPËRNDAJE

Njëzet persona, 18 prej të cilëve shqiptarë, raportohet se janë arrestuar gjatë një aksion të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri.

arrestim

Operacioni në Itali

Siç raportojnë këtë të hënë mediat italiane: Guardia di Finanza di Trento-s ka mbyllur këtë të hënë operacionin “Alba bianca” duke ekzekutuar 20 masa të arrestit me burg, të firmosura nga gjykata e Trento me kërkesë të Prokurorisë. 16 prej tyre janë ekzekutuar në territorin italian, ndërsa 4 jashtë Italisë, në Gjermani e Shqipëri. Arrestimet e fundit pasojnë 10 arrestimet e kryera gjatë vitit të fundit, në kuadër të të njëjtit aksion.

Që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë të antidrogës së Guardia di Finanza-s në koordinim me autoritetet gjermane, kanë kryer arrestime të personave të dyshuar si pjesë të dy organizatave kriminale me bazë në Italinë Veriore dhe Bavari, që merrem me trafik ndërkombëtar droge.

Dy grupet kriminale

Sipas hetuesve, grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë:

– Florjan Musaj

. Eduart Gona

– Artur Muca

– Eljon Baruti

– Keti Shani

– Klevin Kodra

– Artan Sokola

– Shafique Mohammad Amar

– Rajmond Prenga

– Ben Jale AZiza Omar

– Erion Alla

-Halil Alla

alba-arresti1

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu

– Hamit Bushi

– Arben Lleshi

– Odeon Proko

– Blerina Cela

– Manfred Hophensberger

– Qerim Lumi

alba-arresti2

Hetimet

Hetimet filluan në janar 2016 pas një konfiskimi të një sasie prej 93.1 kg kokainë nga Guardia di Finanza e Vipiteno-s në kufi me Austrinë. Pas këtij aksioni, hetimet morën një shtrirje ndërkombëtare teksa autoritete ligjzbatuese italiane bashkëpunuan me ato gjermane, belge shqiptare e malazeze.

alba5

Hetimet e mëtejshme identifikuan dy organizata të përberë nga persona me origjine nga Ballkani (shqiptarë, maqedonas dhe serb, të shoqëruar nga irakianët, pakistanezë, afganë, gjermanë dhe italianë) me rrënjë të forta në Trento dhe Bavari. Të dy grupet kriminale gjithashtu kishte lidhje të rëndësishme në Piemonte, Lombardi dhe Veneto, si edhe në Belgjikë dhe Holandë, shtete këto ku ata blinin direkt drogë në sasi të mëdha që transportohej më pas në Itali me automjete me fund të dyfishtë.

alba-droga2

Bashkëpunimi me autoritete lizgjzbatuese britanike çuan në kapjen e dy sasive prej 2.18 kg heroinë dhe 21.3 kilogramë marihuanë në korrikut dhe nëntor 2016, duke arrestuar gjashtë korrierë droge me shtetësi gjermane dhe shqiptare. Ndërsa në Trento, në harkun e dy viteve të fudnit, janë kapur 1.8 kg kokainë në Bolzano dhe Bressanone ku janë arrestuar tre korrierë droge: Një shqiptar, një pakistanez dhe një maqedonas.

alba-droga

Me rëndësi të veçantë cilësohet aksioni i qershorit 2018, kur në aeroportin Linate në Milano, u arrestua një nga dy shqiptarët e vënë në pranga fillimisht në Vipiteno. Duke përfituar nga një lirin i përkohshëm nga burgu, ai u arratis nga Italia. Por, më pas vendndodhja e tij u identifikua dhe pas arrestimit në bazë të një marrë arresti me burg nga gjykata e Bolzano-s, u ekstradua në Itali.

alba-gdf

Arrestimet e shqiptarëve në Itali, Gjermani dhe Tiranë

Në kuadër të ekzekutimit e masave të arrestit me burg, në Ital u arrestuan 14 shtetas shqiptarë, banues në Bolzano, Merano, Bressanone, Laives, Chiusa, Treviso, Opera dhe Manerba, një kosovar me banim në Treviso, një pakistanez me banim në Bressanone dhe një shtetas italian me origjinë shqiptare me banim në Merano.

Tre shtetas shqiptarë që banonin në Bavari u arrestuan gjithashtu nga autoritete gjermane, ndërsa një tjetër u vu në pranga në Tiranë.

Buxheti i përgjithshëm i operacionit çoi në identifikimin dhe procedimin e 40 trafikantëve të drogës, tridhjetë prej të cilëve u arrestuan, duke konfiskuar rreth 120 kg drogë (kokainë, heroinë dhe marihuanë) për një vlerë tregu më shumë se njëzet milionë euro, tetë automjete të përdorura për të transportuar drogën dhe mbi njëqind mijë euro KESH.

alba-droga-auto

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura