VIDEO-FOTO/ Ryshfet për dokumentet e munguara, arrestohen dy zyrtarë, procedohet kamarieri

Sep 25, 2018 | 17:19
SHPËRNDAJE

Dy inspektorë të AKU-së në Durrës janë vënë në pranga pas publikimit të një video në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme dhe akuzave se kanë marrë ryshfet.

aaa

“Në lidhje me një  video të publikuar mbrëmjen e djeshme në një emision investigativ ‘Fiks Fare’ ku dy Inspektorë të AKU-së paraqiten duke marrë ryshfet, janë kryer veprimet procedurale nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, të cilët kanë ndaluar shtetasit:

  • Arben Gupi 51 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së;
  • Medi Çela 49 vjeç, banues në Durrës, Inspektor pranë Drejtorisë së AKU-së”, njoftoi Policia e Durrësit.

“Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit E.J. 26 vjeç, banues në Durrës, kamarier në subjektin privat që u kontrollua.

aaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Më datë 18.09.2018 , shtetasit e mësipërm në detyrë Inspektor pranë AKU-së kanë ushtruar kontroll pranë një subjekti privat  dhe nuk kanë mbajtur akt konstatimi ku kamarieri i subjektit që u kontrollua u ka ofruar një sasi parash prej 8.000 lekë të reja, me qëllim që të mos e gjobisnin për mungesë të dokumentacionit higjieno – sanitar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’,‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim dhe ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’  parashikuar në nenet 259, 248, 25 dhe 244 të Kodit Penal”, shtuan të njëjtat burime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura