VIDEO-FOTO/ Pasi i tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Astirit”, Basha nuk i jep as dorën ambasadorit të OSBE-së. Shikoni si e shmang atë

Oct 26, 2019 | 14:11
SHPËRNDAJE

basha-borchard199Kryetari i opozitës, Lulzim Basha duket se ka mbajtur qëndrim karshi ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bern Borchard, i cili disa ditë më parë i tregoi gishtin e mesit protestuesve të “Astirit”.

Basha gjatë pritjes që zhvilloi dje në selinë blu me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger dhe delegacionin që e shoqëronte, ka bërë çmos që të mos i jepte dorën diplomatit të OSBE në Tiranë.

Pas përfundimit të takimit, bie ne sy fakti se Borchard ka qenë në pritje për të shternguar dorën me Bashën, por ky i fundit në tre raste i ka kthyer shpinën, duke mos i hedhur edhe sytë ambasadorit të OSBE-së.

Disa ditë ma parë PD ka mbajtur qëndrim të ashpër karshi Borchard, por ky i fundit ka kërkuar ndjesë për incidentin.

Me gjasa ndjesa e Borchard nuk ka shërbyer në ç ‘tensionimin e marrëdhënieve me opozitën dhe kreun e saj./PANORAMA.al

Basha-borchard Basha-borchard1 Basha-borchard12 Basha-borchard123 Basha-borchard1233 Basha-borchard12334 Basha-borchard123345

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura