VIDEO-FOTO/ Pamje nga bodrumi sekret ku pedofili mbajti për 52 ditë 7 vjeçarin. Çfarë ndodhi më pas

Nov 23, 2020 | 23:47
SHPËRNDAJE

Pamjet video që janë shfaqur tregojnë bodrumin e zymtë, ku një djalë, 7 vjeçar, u mbajt peng nga një pedofil i dyshuar për 52 ditë.

bun

Fëmija kishte po shkonte në shtëpi kur u rrëmbye nga Dmitry Kopylov, 26 vjeç, i cili pretendohet të ketë abuzuar seksualisht me viktimën e tij.

Djali u shpëtua dhe u bashkua me prindërit pas një njoftimi nga Interpol.

Forcat speciale ruse prenë një derë çeliku dhe thyen një dritare për të hyrë në strofkën ku ai mbahej.

Djali i vogël i shokuar qeshi nga gëzimi ‘kur hynë, por më vonë qau”.

fdsdf

Kopylov u kap në kurth teksa dyshohej se ishte mburrur për mbajtjen e djalit në biseda midis pedofilëve në rrjetin e errët.

Pamjet e fundit tregojnë bodrumin me tavan të ulët dhe me mure të zhveshur, ku djali ishte burgosur.

Bunkeri i fshehtë nëntokësor me një shtrat në stilin e burgut dhe një ngrohës ishte i izoluar me zë nën shtëpinë e Kopylov në Makarikha, rajoni i Vladimir, rreth 185 milje larg Moskës. Rrëmbyesi i pretenduar jetonte lart.

Kur policët e armatosur bastisën ndërtesën, i dyshuari ishte i ulur në divan me djalin. Në pamje tregohet Kopylov i kapur nga oficerët e forcave speciale. Mediat lokale shkruanin se i dyshuari i kishte bërë “lavazh truri” të voglit.

Kur policët bastisën vendin dhe një prej tyre e mbante djalin në krahë, ai i kritikoi që thyen dritaren. Kur u pyet nëse dëshironte të kthehej këtu më vonë, i vogli tha: “Nëse dëshironi të kthehem, do të kthehem. Por është më mirë të mos e bëj”.

Një kërkim i gjerë me mijëra policë e ushtarë u krye për gjetjne e djalit. Kishte frika të shumta se mudn të ishte vrarë, por prindërit e tij shpresonin gjithmonë për më të mirën.

Gazetari i TV Zvezda, Alexey Kazannikov e krahasonte skenën me librin e 1963 “Koleksionisti” nga autori britanik John Fowles ku një i ri psikotik merr peng një studente arti. Kolonelja e forcave speciale Irina Volk, tha se informacionet mbi djalin kishin ardhur nga “kolegët e huaj mes kanaleve të Interpol”.

35903682-8969439-image-m-3_1605864938095

Besohet se specialistët e SHBA kishin luajtur rolin kryesor në zbulimin e identitetit të pedofilit. Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jürgen Stock tha: “Një djalë i vogël është rikthyer aty ku e ka vendin, me familjen e tij, falë specialistëve të dedikuar dhe veprimit të shpejtë të autoriteteve në botë”.

Por ai paralajëmroi: “Megjithse jemi të lumtur për fundin pozitiv të ngjarjes, shumë fëmijë të tjerë janë ende në pritje të shpëtimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura