Shqiptarët drejtonin biznesin me Zonjën, droga transportohej me… “kuaj”, si u rrëzua ‘mbretëria’ e kokainës në Ankona (Video-Foto)

Sep 20, 2018 | 17:47
SHPËRNDAJE

Gjashtë persona, katër gra italiane me origjine rome dhe dy shqiptarë, janë arrestuar gjatë një operacioni policor mëngjesin e djeshëm në Ankona të Italisë.

polizia-operazione-ristorante-1-740x431

Siç bëjnë me dije mediat italiane: në pranga janë vënë Giulia Spinelli, 51 vjeçe, e bija Patrizia 31 vjeçe, bashkëshorti i kësaj të fundit Ylli Sallaku, 35 vjeç, bashkatdhetari i tij shqiptar Ervis Gjyshi, 33 vjeç, Giulia Spinelli 39 vjeçe (kushërirë e 51-vjeçares Giulia Spinelli-t) dhe motra e kësaj të fundit Romina Buonora, 28 vjeçe.

polizia-ristorante-3-300x169

Arrestimet

Personat e sipërpërmendur u vunë në pranga nga policia në zbatim të urdhrave të policisë. Ata akuzohet se kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal në kuadër të të cilët shisnin kokainë dhe zhvasnin. 17 bastisje në ndërtesa janë kryer nga efektivet në zona të ndryshme, ndërsa është vënë nën sekuestro një restorant dhe një makinë, që dyshohet e përfituar përmes zhvatjes.

Hetimet

Hetimet që nisën në tetor të vitit 2017, zbuluan një grup që e kishte aktivitetin në të gjithë Ankonën. Ata që nuk ishin në gjendje të paguanin CASH, detyroheshin nga banda të paguanin me objekte ari, apo duke u dhënë makinat e tyre grupit. Si bazë, grupi përdorte një restorant në komunën Rocca Priora, tashme i sekuestruar. Biznesi ishte në pronësi të vjehrrës së shqiptarit, e cila cilësohet nga hetuesit si koka e grupit kriminal.

Gjithashtu, 11 persona po procedohen penalisht si bashkëpunëtorë të grupit, për trafik kokaine. Dy prej këtyre, akuzohen edhe për zhvatje.

“Operacioni i finalizuar sot ishte një nga operacionet më të rëndësishme të policisë”, tha Oreste Capocasa, një zyrtar i policisë lokale.

“Sepse, është hera e parë që prek romët si një organizatë kriminale. Gratë kishin marrë vendin e burrave të tyre në burg”, shtoi.

polizia-ristorante-2-300x169

Në restorantin e sekuestruar “Mare e Monti”, ashtu si emri i aksionit policor, më 8 Mars, policia realizoi dy arrestime të dy romëve, të afërm me ata të vënë në pranga këtë të mërkurë. Aty, ishte pikërisht baza e organizatës. Pronarja, 51-vjeçarja Spinelli njihej ndryshe edhe si “zonja”, sepse ajo ishte në krye të organizatës.

“Zonja” e drejtonte trafikun e kokainës në bashkëpunim të ngushtë me dy shqiptarët.

Grupi përdorte shpërndarësit e quajtur “kuaj” për dërgesat e drogës në të gjithë Ankonën. Një biznes i jashtëligjshëm që i ka sjell “zonjës” dhe të tjerëve qindra mijëra euro fitime.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura