VIDEO-FOTO/ Dy organizatat shqiptare që furnizonin Europën me drogë, kush ishin drejtuesit dhe roli i dy femrave….

Sep 11, 2018 | 13:10
SHPËRNDAJE

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me aksionin ndërkombëtar mbyllur një ditë më parë, ku u goditën dy grupe shqiptare që merreshin me trafik droge dhe bashkëpunonin mes tyre.

Mes personave të vënë në pranga ishin edhe dy femra: Keti Shani dhe Blerina Cela.

Sipas hetuesve, roli i vajzave, të cilat bënin pjesë në grupe të ndryshme, ishte shoqërimi i personave që transportonin kokainën dhe heroinën në makinat e përshtatura posaçërisht për këtë punë. Kokat e dy bandave janë Eljon Baruti dhe Hamit Bushi.

Njëzet persona, 18 prej të cilëve shqiptarë, u arrestuan gjatë një aksion të madh policor në Itali, Gjermani e Shqipëri, raportuan një ditë më parë mediat italiane. Arrestimet e djeshme vijnë pas hetimeve të filluara muaj më parë, e që kanë sjellë edhe arrestimin e 10 personave më herët.

baruti

Grupi Baruti i përbëhej nga 13 anëtarë

– Florjan Musaj

– Eduart Gona

– Artur Muca

– Eljon Baruti

– Keti Shani

– Klevin Kodra

– Artan Sokola

– Shafique Mohammad Amar

– Rajmond Prenga

– Ben Jale AZiza Omar

– Erion Alla

– Halil Alla

bushi

Grupi Bushi përbëhej nga 7 anëtarë

– Vaskë Xherahu

– Hamit Bushi

– Arben Lleshi

– Odeon Proko

– Blerina Cela

– Manfred Hophensberger

– Qerim Lumi

Hetimet

Operacioni Alba Bianca ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimti të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri. Hetimet  janë kryer në bashkëpunim mes policisë italiane, gjermane, maqedonase e shqiptare.

Në dy vite hetime investigatorët italianë kanë zbardhur se këto grupe kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, kurse kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë, e heroina trafikohej nga Holanda drejt Italisë.

Droga trafikohej në Itali përmes automjeteve me funde të dyfishta.

Grupet Baruti e Bushi ishin blerësit e parë të kokainës dhe heroinës në Gjermani e Holandë dhe e tregtonin më pas në Itali e në Europë.

Në Itali grupet Baruti e Bushi ishin në biznes me elementë kriminelë kalabrezë që prej vitesh vepronin në rajonin e Trentos.

alba-gdf

Sekuestrimet

Buxheti i përgjithshëm i operacionit çoi në identifikimin dhe procedimin e 40 trafikantëve të drogës, tridhjetë prej të cilëve u arrestuan, duke konfiskuar rreth 120 kg drogë (kokainë, heroinë dhe marihuanë) për një vlerë tregu më shumë se njëzet milionë euro, tetë automjete të përdorura për të transportuar drogën dhe mbi njëqind mijë euro KESH.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura