Përplasje me Policinë në protestën te “Unaza e Re”, deputeti i PD: Nuk e ka fajin…

Nov 19, 2018 | 18:52
SHPËRNDAJE

“Nesër do jemi më shumë, bashkimi bën fuqinë”. Me këto thirrje është mbyllur protesta e banorëve në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.

d3921ffa-ba85-4897-b669-03228019bf8b

Një nga organizatoret e protestës, përmes megafonit, njoftoi vijimin e protestës ditën e nesërme në orën 17, në të njëjtin vend.

5e7ea2f9-066c-4ca2-8d76-1f031122d9e8

***

Deputeti Klevis thirrje për qetësi

Ndërkohë, deputeti demokrat Klevis Balliu mësohet se, ka negociuar me policinë për të liruar personat e shoqëruar. Ai u ka bërë thirrje për qetësi protestuesve.

“Nuk e ka fajin policia, asnjëri prej jush këtu nuk e ka me policinë e shtetit. Ju doni shtëpitë tuaja, jeni në të drejtën tuaj, u mbron ligji, u mbështesin qytetarët shqiptarë. Por fajin nuk jua kanë këta policë që janë këtu duke bërë detyrën e vet, mos krijoni përplasje me policinë e shtetit, janë në mbështetje tuaj për t’ju mbrojtur ju. Nëse ka të shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë do të mbahet përgjegjësi. I bëj thirrje policisë së shtetit të tërheqë këta trupa këtu për të normalizuar situatën. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona, i kërkojmë policisë së shtetit ti lirojë urgjentisht”.

Dita e 16-të e protestës te “Unaza e Re”, banorët përplasen me policinë

Është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike me policinë, protesta e banorëve të zonës së “Unazës së Re” në kryeqytet, që ende vijon.

9dd8f1da-cbc8-4cab-8b6a-fb4939408096

Në ditën e 16 të protestës së tyre, banorët shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat parashikohen të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës ka ardhur pas pretendimeve se disa banorë janë shoqëruar në komisariatin e policisë. Pas disa minutave, situata është normalizuar por banorët shprehen se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh.

Protesta-ok-4

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve.

Protesta-ok-1 (1)

“Shtëpitë tona janë me gjak”, kanë thirrur banorët. “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar” kanë qenë disa nga parullat e banorëve në protestë.

Protesta-ok-2

Një banore e zonës në protestë tha se sot tek ta ka shkuar një polic rrugor dhe iu ka kërkuar të largonin mjetet.

Ajo deklaroi se askush nuk ka shkuar për të biseduar me ta dhe se do të vazhdojnë protestat.

“Ka ardhur një polic i rrugores dhe më tha hiq makinën se nga nesër do jetë kantier ndërtimi. Jam vetë prezent tek videoja ku është Rama. kam qenë tek rreshti i tretë kur ai vinte dhe mblidhej. Thoshte se shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak por do legalizohen. Mu thaftë dora se kam qenë kryetare e organizatës. kemi 16 ditë në rrugë. në vend të rri me fëmijët e të merrem me mësime e jam këtu. Është mashtrim thirrja e ARRSH. Unë nuk i njoh 900 familje por çfarë kam rotondo dhe pjesa e Lanës i njoh sepse jam rritur. Askush nuk i ka takuar e nuk i ka kërkuar. Ku janë këta njerëz që do takohen me ne. Nëse do na presin do shkojmë sepse është problemi ynë që duhet t’i japim zgjidhje. Është folur qëkur që do bëhen pallate por jo që do hidhen në rrugë banorët. Ajo tokë është blerë nuk është zaptuar”, deklaroi banorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura