VIDEO-FOTO/ Aktori i njohur i jep fund karrierës, filmi i fundit në rolin e kriminelit legjendar

Aug 6, 2018 | 21:16
SHPËRNDAJE

Robert Redford ka njoftuar se do ti japë fund karrierës si aktor.

171856980-6f91e2c8-7912-46b3-9ee2-250579c8af78

“Ky është film i fundit si aktor”, ka thënë Redford për “Entertainment Weekly”, duke iu referuar “The old man & the gun”, që pritet të shfaqet në kinematë në SHBA, më 28 shtator.

“Kurrë mos thuaj kurrë. Por, pas këtij filmi do të dal në pension, sepse e bëj këtë punë që kur isha 21 vjeç. Besoj është mjaftueshëm. Kështu që pse mos ta mbyll me diçka që është shumë optimiste dhe pozitive”, është shprehur 82-vjeçari në intervistën për ‘Entertainment Weekly”.

Me një karrierë rreth 60-vjeçare, fituesi i çmimit ‘Oskar” ka spikatur në filma si “Butch Cassidy and the Sundance Kid”, “Out of Africa” e shumë të tjerë.

Në intervistën e publikuar këtë të hënë, aktori dhe regjisori ka bërë me dije se do ta mbyllë karrierën si aktor me filmin “The old man & the gun”, që tregon historinë e Forrest Tucker (1920–2004), një ish-krimineli amerikan, mjeshtër i arrative. Ai arriti të arratisej nga burgu i “San Quintino-s” në Kaliforni në moshën 70-vjeçare. Redford do të luajë pikërisht rolin e Forrest Tucker, i cili u kap duke grabitur banka 17 herë dhe çdo herë pas arrestimit përfundoi në burg, megjithatë arriti të arratisej.

2018-sundance-film-festival-opening-day-press-conference

“Për mua ky është një personazh i mrekullueshëm për të interpretuar në këtë pikë të jetës”, ka thënë Redford. “Gjëja që më la më shumë mbresa është se ka grabitur 17 banka, të gjitha herët u kap dhe përfundoi në burg. Por, u arratis 17 herë. Pra pyeta veten: ndoshta ishte vetë ai që lejonte të kapej, në mënyrë që të provonte drithërimën e vërtetë të jetës, që është arratisja”?

1

I pyetur se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga aktrimi, ai përgjigjet “do të shohim”, duke lënë të hapur mundësinë për të vijuar punën në kinematografi si regjisor.

/PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura