VIDEO/ “Fluturimi” nga anija në det, Ibra dhuron “show” kudo

Jun 27, 2021 | 20:44
SHPËRNDAJE

Zlatan Ibrahimoviç po shijon pushimet pas një sezoni të gjatë ku ndihmoi Milanin të renditet i dyti në Seria A dhe të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

ibrahimovic-780x439

Ibra nuk mori pjesë me Suedinë në Kampionatin Europian, shkak është bërë një lëndim, i lojtarit i cili e ka penguar atë të jetë në “Euro 2020”.

Nëse lëndimi e la atë jashtë këtij turneu, nuk mund të themi të njëjtën gjë për pushimet. 39-vjeçari nuk njeh moshë dhe ka treguar aftësitë e tij jashtë fushës së futbollit, këtë herë noti është sporti i zgjedhur nga sulmuesi suedez, për të dhuruar “show”.

Nëpërmjet një profilin në “Instagram”, suedezi tregon teksa hidhet nga anija ne det! Por sigurisht Ibra bën një hedhje spektakolare duke kaluar kështu sipër murit rrethues të anijes. Në mbishkrimin e videos Ibra shkruan “po fluturojmë” duke përshkruar më së miri këtë postim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura