VIDEO/ Flet Joleza Koka: Di 5 gjuhë të huaja, fjalimi-hit më bëri të njohur

Feb 13, 2016 | 9:00
SHPËRNDAJE

Kryetarja e FRESSH-it ka gjetur arsyen se përse fjalimi saj të dielën që shkoi u bë hit. Sipas saj, po të ishte “burrë ai që do të kishte thënë ato fjalë, atëherë nuk do të bëhej kaq shumë zhurmë”.

Këtë deklaratë ajo e ka dhënë në “Pasdite në Top-Channel”. Gjithashtu, kryetarja e FRESSH-it tha se fjalimi i saj ishte korrekt, por që u manipulua me montazh.

Ajo tha se nuk ishte për darkë me Blendi Klosin, por ishin në të njëjtën festë dhe se mesazhi kryesor i fjalimit të saj ishte se “të rinjtë socialistë punojnë edhe të dielave”.

Mirëpo, kryetarja e FRESSH-it, që tha se ditne 5 gjuhë të huaja, theksoi se fjalimi-hit shërbeu për një gjë. Të paktën qytetarët, sipas saj, njohën kryetaren e FRESSH-it, “se nuk e dinin se cila ishte”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura