VIDEO/ Flamurtari tregon “muskujt”, Kukësin e mund “ish-i” Alla, në një fushë patatesh

Aug 26, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Flamurtari arriti një fitore të rëndësishme, pas barazimit të javës së parë. Në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët fituan ngushtë, me rezultatin 1-0, në një sfidë të fortë ndaj Kukësit.

bandicam 2018-08-26 20-29-24-786

Në një fushë “patatesh”, ku bari thuajse mungonte totalisht, pasi ishte ngrënë nga krimbat, ekipit të Dajës i mjaftoi një gol në minutën e 40-të, nga ish-i i Kukësit, Albi Alla, i cili shënoi me kokë në debutimin me kuqezinjtë.

Kukësi nuk u duk i qartë në sulm, dhe edhe ato pak raste që kishte, gjeti përballë gardianin Koliçi, i cili neutralizoi çdo rast. Kështu, Flamurtari shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa ekipi i Cungut numëron vetëm 1 pikë pas 2 javësh.

40069293_2156917651050412_4541810572718505984_n

Flamurtari-Kukësi 1-0

GOL: Alla 40′

 

KOMENTI

Mbyllet takimi. Flamurtari-Kukësi 1-0

93′ Karton i verdhe per Ylli Shametin

90′ 3 minuta shtese.

87’ Largohet nga fusha e lojës Hyseni, futet Beqaj.

77’ Tensionohet situata në stadiumin e Vlorës. Tifozët e kanë me arbitrin Alla, i cili në dy raste, nuk dha faull për kuqezinjtë.

74’ Mustafa kombinon bukur me Mustën, në fund e shërben mbrojtësin me një top brenda zone, por portieri Maloku i shpejtë, del dhe kap topin.

71’ Cungu luan sërish kartat. Spehar futet në fushë për Kordeiron. Del edhe Çyrbja, futet mbrojtësi Qaqi.

70’ Momente tensioni tek tribuna përballë e tifozëve të Flamurtarit, që godasin me sende brenda fushës.

69’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Siljanovski.

60’ Rrumbullaku provon nga distanca me një goditje dënimi, por Koliçi pozicional kontrollon i sigurt.

59′ Karton i verdhë për Deliajn në mesin e fushës.

54’ Godet Hyseni nga brenda zone, por topi nuk shkon drejt portës, për pak centimetra.

52’ Harkim në zonë nga Batha, topi përfundon tek Bushiç, i cili zihet në befasi, dhe nuk kontrollon dot për të shfrytëzuar një mundësi të artë.

47’ Menjëherë në sulm verilindorët, Rexhinaldo me kokë nuk shënon dot pas një harkimi, më pas në vazhdimin e aksionit, arbitri akordon faull për një ndërhyrje të parregullt ndaj Allës brenda zone.

46’ Zëvendësime në të dyja kampet. Cungu lë në dhomat e zhveshjeve Limajn, futet Harba. Ndërkohë, Torasa që po  çalonte në pjesën e parë, i lë vendin Mustafës.

46’ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë. Flamurtari-Kukësi 1-0

45′ 1 minutë shtesë.

40’ GOOOOL Albi Alla shënon pas një krosimi fantastik të Torasës.

35’ Goditje e fuqishme e Bathës nga rreth 25 metra, por mesfushori nuk ka shënjestrën e duhur.

33’ Torasa godet me një gjysmë kthesë nga brenda zone, por topi bllokohet nga mbrojtja kuksiane.

25’ Ndërhyrje e ashpër e Musollit ndaj Torasës, janë vendasit ata që kërkojnë të verdhë për mesfushorin e Kukësit.

23’ Shkëndija mes Rexhinaldos dhe Siljanovskit, pas një prekje me dorë të sulmuesit. Kryesori Alla i merr të dy dhe i qetëson.

20’ Përsëri vendimtar Koliçi. Dzaria godet me kokë, por topi përplaset në këmbët e Torasës, dhe më pas portieri del duke mbyllur gjithçka.

15’ Karton i verdhë për Torasën, për ndërhyrje të gabuar ndaj Rrumbullakut.

8’ Goditje me kokë e Rexhinaldos, i cili shërbehet me një top të gjatë nga Maliqi, por Koliçi ndal.

5’ Musta shërbehet me një top të gjatë, por për arbitrin shkakton faull ndaj Maliqit.

4’ Siljanovski pason për Hysenin, i cili nis Bushiçin, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë drejt portës së Malokut.

1′ Nis ndeshja.

 

FORMACIONET

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni, Torasa, Musta, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

40073352_2156724644403046_535103717641289728_o

Kukësi: Maloku, Maliqi, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Kordeiro, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

40122618_1543790585766283_2109638762714628096_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura