VIDEO/ Fjalori i njëjtë me të Ramës, Tahiri po i drejtohet me mesazh të koduar kryeministrit?

Apr 19, 2018 | 12:57
SHPËRNDAJE

A ishte një mesazh direkt për Ramën, deklarata e fortë që ish-ministri i Brendshëm Tahiri bëri sot jashtë sallës së Kuvendit, teksa përdori shprehjen e kryeministrit ‘nuk ka bir nëne dhe bir kurve…’?

tahir

Këtë nuk mund ta dimë me siguri, por ajo që nuk mund të të lërë indiferent dhe që duket qartësisht, është se kjo është e dyta shprehje që Tahiri ‘huazon’ nga Rama.

E para është ajo që ndërkohë që ishte në qendër të akuzave të prokurorisë për lidhjet me Habilajt theksoi “nuk kemi parë gjë akoma”, njësoj si shprehja me të cilën Rama i është drejtuar shumë herë opozitës.

Ndërkohë që sot erdhi shprehja e radhës: Nuk e besoj që do ketë bir nëne dhe bir kurve që do të më pengojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura