VIDEO/ Fituan titullin me Ançelotin, por mesazhi i Murinjos çmend tifozët e Real Madrid

May 1, 2022 | 22:01
SHPËRNDAJE

Ka mjaftuar një mesazh i thjeshtë i Zhoze Murinjos në rrjetet sociale që tifozët e Real Madrid të kërkojnë në kor kthimin e portugezit. Ky i fundit mbetet një emër shumë i dashur për tifozerinë e kësaj skuadre, e cila e identifikon atë sidomos me faktin që theu ciklin e sukseseve në kampionat të Barcelonës së Guardiolës.

ssassa

Në postimin e klubit në rrjetet sociale për titullin kampion të festuar dje, Murinjo komentoi vetëm me fjalët “Real Madrid” dhe dy emoji me zemra.. Por kaq u mjaftoi tifozëve të Realit të cilët vërshuan me pëlqimet e tyre ndaj këtij komenti.
murinjo

 

 

Sikur të mos mjaftonte kjo, ishin edhe qindra komente që e shoqëruan dhe të gjithë ishin me mesazhe vlerësimi apo ku uronin kthimin e tij në radhët e madrilenëve në të ardhmen.

Murinjo drejtoi Realin në vitet 2010-2013 dhe fitoi me këtë skuadër 1 titull kampion, 1 Kupë Mbreti dhe 1 SuperKupë Spanje

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura