VIDEO/ Fitorja e bujshme ndaj Moldavisë, Reja fjalim emocionues në dhomat e zhveshjes: Do të ishim në Europian nëse…

Oct 15, 2019 | 23:44
SHPËRNDAJE

Shqipëria arriti një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme ndaj Moldavisë, duke shënuar plot 4 gola. Një fitore historike, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, në një ndeshje në transfertë. Për këtë meritë ka padyshim edhe trajneri Edi Reja, që ka rikthyer frymën pozitive në skuadrën.

Reja655

Pas triumfit të djeshëm, tekniku 74-vjeçar, mbajti një fjalim para lojtarëve, në dhomat e zhveshjes, duke u shprehur:

“Pavarësisht se tifozat iu thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju këtu edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falenderoj të gjithëve. Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush.

rEJA555

Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer. Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Europë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”, u shpreh Reja.


PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura