VIDEO/ Fitore zemre, Shqipëria feston kundër Moldavisë

Jun 11, 2019 | 22:41
SHPËRNDAJE

Shqipëria ka mposhtur Moldavinë me rezultatin 2-0 në takimin e zhvilluar në “Elbasan Arena” të vlefshme për eliminatoret e Europianit. Golat e Cikalleshit dhe Ramadanit, i dhuruan fitoren e parë tekniku Edi Reja, në drejtimin e kuqezinjve.

shqiperia moldavi kombetarja

Fitore zemre për Kombëtaren, e cila ngjitet në kuotën e 6 pikëve. Duhet theksuar se në të dyja pjesët rastet për shënim nuk kanë munguar, teksa duhet të vinte minuta e 66-të, kur Cikalleshi, pas një kombinimi fantastik me Roshin, të zhbllokonte rezultatin.

cikalleshi uzunii roshoi

Pas këtij momenti, kuqezinjtë u tërhoqën disi, duke administruar avantazhin. Për të vulosur gjithçka mendoi mesfushori Ylber Ramadani, i cili me një predhë nga distanca, mposhti për herë të dytë portierin moldav.

tifozet elbasan arena

SHQIPËRI-MOLDAVI 2-0

Cikalleshi 65′, Ramadani 90+2′

KOMENTI LIVE: 

90+2′ GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0/ Fantastik Ylber Ramadani. Supergol i mesfushorit shqiptar. 

83′ Shqipëria kryen zëvendësimin e tretë dhe të fundit, largohet Ergys Kaçe, vendin e tij e zë Kristi Qose, i cili debuton me ekipin Kombëtar.

80′ Drithërima në portën e Berishës. Pranë golit moldavia. Pas një harkimi nga e djathta, Boicuic gjuan bukur me kokë, topi shkon ngjitur me traversën. Rast i artë për miqtë.

Cikalleshi 65′

KOMENTI LIVE: 

65′ GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Cikalleshi kalon në avantazh kuqezinjtë.

61′ Moldavia provon të rrezikojë me Antoniuc, gjuajtja e mesfushorit shkon jashtë kuadratit.

59′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Lenjani, vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ Shqipëria kryen zëvendësimin e parë, largohet nga loja Sadiku, vendin e tij e zë Cikalleshi.

56′ Kapiteni Amas ndëshkohet me karton të verdhë për faull në mesfushë.

55′ Sadiku lëviz bukur brenda zonës dhe provon me një gjuajtje me të djathtën, por topi  ndalet nga mbrojtësit.

54′ Tjetër rast i rrezikshëm i moldavëve. Tamashkan, shkarkon të djathtën, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e Berishës.

52’ Sadiku luan mirë në zonë dhe kërkon hapësirë për të krosuar megjithatë largohet topi në goditje nga këndi.

48′ Drithërima në portën e Shqipërisë. Suvorov lëviz bukur në hyrje të zonës, por gjuajtja e tij ka qenë e gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Nuk akordohet asnjë minutë shtesë.

39′ Damashkan provon të surprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon në duart e portierit Berisha.

35′ Kaçe kroson bukur nga e djathta për Abrashin, i cili i ndodhur shumë pranë portës, nuk arrin ta devijojë topin me kokë.

32′ Mbrojtësi i Moldavisë, Armas,  prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Protestojnë futbollistët e Shqipërisë.

30′ Mbyllen 30 minutat e para të ndeshjes. Kuqezinjtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën kundërshtare, në kërkim të golit.

25′ Përsëri Shqipëria në kërkim të golit. Hysaj harkon në zonë për Uzunin, por gjuajtja e këtij të fundit shkon jashtë kuadratit.

24′ Shpëtojnë për mrekulli moldavët. Sadiku provon me një predhë nga jashtë zonës, grushton portieri mik. Topi shkon më pas te Lenjani, i cili gjuan me të majtën, por ndalet nga mbrojtësi kundërshtar.

19′ Mundësi e mirë për Shqipërinë. Abrashi i vetëm brenda zonës, ka goditur në mënyrë të gabuar, duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Nuk koordinohet siç duhet mesfushori kuqezi.

17′ Hysaj nis një tjetër top drejt zonës për Uzunin, por ky i fundit nuk arrin ta kontrollojë. I vëmendshëm portieri moldav.

12’ Abrashi provon të ndërmarrë një sulm dhe e nis topin në zonë për Uzunin megjithatë pasimi është më i lehtë seç duhet.

8′ Rast ideal për Shqipërinë. Pas një harkimi nga e majta e Lenjanit, topi ka shkuar te Hysaj, i cili ka qenë i pafat, duke mos shënuar nga fare pranë portës.

7′ Hysaj dhuron spektakël në krahun e djathtë, provon të shërbejë për Uzunin, por ky i fundit, nuk e kontrollon siç duhet topin, duke gabuar.

3′ Reagon menjëherë Shqipëria. Hysaj provon të harkojë një top të rrezikshëm në qendër të zonës për Uzunin, por gjuajtja e futbollistit beratas përfundon mbi kuadrat.

2′ Moment i vështirë në zonën kuqezi. Pas një gabimi nga ana e Mavrajt, për pak sa nuk përfitojnë miqtë nga Moldavia. Kontrollon gjithçka portieri Berisha.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Veseli, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Kaçe, Abrashi, Ramadani, Uzuni, Sadiku. Trajner: Edi Reja.

Moldavia: Koselev, Jardan, Efros, Armas, Antoniuc, Cebotaru, Karp, Reabciuk, Suvorov, Ginsari, Damaskan. Trajner: Aleksrandru Spiridon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura