VIDEO/ Fitore për “infarkt” për Çavin, Barcelona me sytë nga zona Evropiane

Dec 18, 2021 | 20:37
SHPËRNDAJE

Barcelona ka marrë një fitore të çmendur në shtëpi përballë Elçes. Katalanasit rikthehen tek suksesi në kampionat pas dy ndeshjesh.

barca

Skuadra e Çavit e mbylli pjesën e parë në avantazhin e dy golave me Jutglen dhe Gavin të cilët tundën rrjetën. Dukej se ndeshja po shkonte “vaj” por çudia ndodhi në pjesën e dytë.

Elçe barazoi rezultatin brenda një minute me Morenten dhe Milën që shtangën Barcelonën. Panik për vendasit të cilët po shihnin teksa u ikte fitorja nga duart. Megjithatë në minutat e fundit Niko shënoi golin e fitores për katalanasit.

Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e 7 me 27 pikë të grumbulluara.

BARCELONA-ELÇE 3-2

16’Jutgla, 19’ Gavi, 85’ Niko/ 62’Morente, 63’ Mila

RENDITJA

barca renditje

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura