Levante e Armando Sadikut ka arritur një fitore dramatike përballë Malagës me rezultatin 1-0. Ishte Boateng autori i golit që i dhuroi triumfin vendasve në sekondat e fundit të 3 minutave shtesë të akorduar nga gjyqtari.
Sadiku nuk është preferuar nga trajneri në sfidën e sotme, teksa e ka ndjekur ndeshjen nga stoli. Me fitoren e sotme, Levante u ngjit në kuotën e 34 pikëve, 7 më shumë se Deportivo Lakorunja, që ndodhet në zonën e ftohtë të rënies nga kategoria.
Në takimin e radhës, skuadra nga Valencia do të udhëtojë drejt Bilbaos, për tu përballur me Atletikon e Bilbaos, në një sfidë delikate.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al