VIDEO/ Fitore madhështore, mrekullitë i bën vetë Skënderbeu, por eleminohet

Nov 23, 2017 | 23:00
SHPËRNDAJE

Skenderbeu ka fituar ne ndeshjen e parafundit ne grupet e Europa League 3-2 perballe Dinamos se Kievit, por fatkeqesisht do ti thote ‘lamtumire’ ketij kompeticioni.

Tre piket e korcareve zhvleresohen per shkak te fitores se Partizanit te Beogradit 2-1 me Yong Boys dhe serbet kualifikohen si skuadra e dyte e grupit duke perfituar nga perballjet me nje fitore dhe nje barazim me Skenderbeun.

Skenderbeu UEFA

 

Fillimi

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Skënderbeu-Dinamo Kiev 3-2

95′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut, fatmirësisht gjuajtja e Kadar me kokë ka përfunduar jashtë kuadratit.

91′ Një gabim në mbrojtjen e Skënderbeut i ka dhënë mundësine Rusyn të gjejë rrugën e rrjetës, duke ngushtuar diferencën, në 3-2. 

90′ Skënderbeu kryen edhe zëvendësimin e fundit, largohet Ali Soue në fushë Bruno Dita.

82′ Dinamo e Kievit provon të shënojë pas krosimit të Moroziuk ka këndi, por pas një karamboli në zonë, topi përfundon jashtë kuadratit.

78′ Ukrainasit zbresin furishëm nga krahu i djathtë me kapitenin Moroziuk, por largojnë në momentin e fundin korçarët në goditje këndi.

77′ Kartoni i parë i verdhë, Marko Radas ndëshkohet pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

71′ Një tjetër zëvendësim për Skënderbeun, largohet Gavazaj në fushë Afrim Taku.

69′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Tefik Osmani në lojë Bakari Nimaga.

56′ GOOOOL Skënderbeu 3-1! Fantastik Ali Soue, i cili merr një pasim nga Gavazaj, i vetëm me portierin, e shmang këtë të fundit dhe përshëndet rrjetën. 

52′ GOOOOL Skënderbeu 2-1! Xhejms Adenij kalon në avantazh korçarë, pas asistit me kokë të Souesë. Vetëm disa metra larg vijës fatale, nigeriani e ka shumë të lehtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu – Dinamo Kiev 1-1. 

44′ Soue shpërdoron një rast mjaft të mirë, i vetëm në krahun e majtë ka tentuar portën duke e çuar topin mbi kuadrat.

 

43′ Xhejms provon me një goditje nga brenda zonës, por gjuajta e tij ishte e dobët.

39′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Ishte kroati Marko Radas i cili në fillim një top që po i drejtoheshe rrjetës, më pas ka qënë traversa që iu ka ardhur në ndihmë korçarëve.

35′ Dinamo rrezikon sërisht portën e Skënderbeut me anë të Moriozuk, i cili goditi fuqishëm me kokë nga brenda zonës, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e Shehit.

32′ Ukrainasit shënojnë golin e dytë, por për gjyqtarin austriak kemi të bëjmë me një pozicion jashtëloje. I dukshëm avancimi i futbollistit të Dinamos.

Offside

17′ GOOOL! Skënderbeu barazon rezultatin me Sabjen Lilaj. Korçari lëshon një predhë nga 25 metra, topi devijohet nga një mbrojtës dhe përfundon në rrjetë.

16′ Shigankov kalon në avantazh Dinamon pas një aksioni model në krahun e majtë.

10′ Janë ekzekutuar plot 7 goditje nga këndi, 3 për Skënderbeun dhe 4 për Dinamon e Kievit.

3′ Ukrainasit japin sinjalin e parë të rrezikshëm me numrin 8 Shepelev, por i vëmendësh portieri Shehi, i cili ka grushtuar topin, duke larguar rrezikun.

2′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Marko Radas, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Bushçan.

1′ Ka nisur takimi.

SKËNDERBEU – DINAMO KIEV 3-1

Lilaj 17′, Xhejms 52′, Soue 56′ / Shigankov 16′

Skënderbeu: Shehi, Mici, Aliti, Radas, Vangjeli, Osmani, (Nimaga 69′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj, (Taku 71′),  Xhejms, Soue

Trajner: I. Daja

Dinamo Kiev: Bushçan, Pivariç, Kadar, Khaçeridi, Kedziora, (Rusyn),  Moroziuk, Shpelev, Korzun, (Shaparenko 60′), Shiganov, Besiedin, Moraesh

Trajner: A. Khatskeviç

Gjyqtar: Oliver Drakta.(Austri)

Renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura