Uruguai mposhti Rusinë me rezultatin 3-0 në takimin e Grupit A, duke rrëmbyer kështu vendin e parë. Golat e Suarez, Laksalt dhe Kavanit i dhanë fitoren skuadrës së Tabarez, e cila e dominoi këtë takim.
Kujtojmë që në minutën e 35-të, Smolnikov la rusët me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Me triumfin e sotëm, Uruguai e mbylli grupin në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Rusia u rendit në vendin e 2-të në kuotën e 6 pikëve.
URUGUAI-RUSI 3-0
Suarez 10′, Laksalt 23′, Kavani 90′
Karton i kuq: Smolnikov 35′
Uruguai: Muslera, Kaceres, Koates, Godin, Laksalt, Nandez, Torreira, Vesino, Bentankur, Suarez, Cavani.
Rusia: Akinfev, Smolnikov, Kutepov, Ignasheviç, Kurdjasov, Samedov, Gazinskiy, Mirancçuk, Zobnin, Cheryshev, Dzyuba.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al