VIDEO/ Finalja e Champions-it flet anglisht! Çelsi likuidon ekspertët e Realit dhe fluturon drejt Stambollit

May 5, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

Finalja e Champions Ligës do të jetë e gjitha angleze! Çelsi arriti të triumfonte ndaj Realit të Madridit me rezultatin 2-0 në aktin e dytë gjysmëfinal duke siguruar një biletë për në Stamboll ku do të përballet me Mançester Sitin më 29 maj.

Verner Celsi

Skuadra e trajnerit Tuhel, dominoi në pjesën më të madhe të sfidës së sotme, përballë një Reali të fikur dhe pa ide. Timo Verner në minutën e 28-të dhe Maunt në të 85-tën, ishin autorët e golave, që i dhuruan finalen bluve të Londrës.

8414b43149a58d9692ac00825bd5c761o2

FT: ÇELSI-REAL MADRID 2-0

Verner 27′, Maunt 85′

KOMENTI LIVE: 

85′ GOOOL ÇELSI 2-0/ Reali në tapet, Maunt dyfishon shifrat! Një gol me shumë peshë ky i i anglezit. 

73′ Goditja nga këndi për Çelsin, Thiago Silva lëviz bukur brenda zonës, provon me kokë, gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën.

59′ Tjetër rasti i artë i shpërdoruar nga Haverc, i vetëm brenda zonës, gjuajtja e sulmuesit gjerman u ndal nga portieri Kurtua, që mban në lojë Realin.

54′ Pranë golit të dytë Çelsi, Maunt shpërdoron një rast të artë i vetëm me portierin.

47′ Traversa i mohon golin e dytë futbollistit Haverc, pas harkimit nga e djathta, gjermani ka gjuajtur me kokë brenda zonës, por topi u stampua në transfertë.

Mbyllet pjesa e parë!

35′ I jashtëzakonshëm Mendi, i cili i mohon një tjetër gol Karim Benzemasë, gjuajtja e sulmuesit me kokë, u ndal nga gardiani i Çelsit.

27′ GOOOL ÇELSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Timo Verner kalon në avantazh blutë e Londës, gjermani nuk fal me portën e boshatisur, pas traversës të Havertz. 

26′ Reali flirton me golin e avantazhit. Benzema shkarkon të djathtën në hyrje të zonës, fantastik portieri Mendi, i cili zgjatet mjaft bukur, i cili devijon topin në këndore.

17′ Timo Verner gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

12′ Provon edhe Rudiger me një predhë nga distanca, por grushton Kurtua. Aksioni vijin, Maunt provon të shërbejë brenda zonës për Verner, por i vëmendshëm aty portieri i Realit.

10′ Regjistrohet goditja e parë në kuadrat, provon Toni Kros nga distanca, gjuajtja e tij ishte qëndrore dhe përfundoi drejt e në duart e portierit Mendi.

1′ Ka startuar sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

ÇELSI: Mendi, Rudiger, Kristensen, Thiago Silva, Çiluell, Azpilikueta, Zhorzhinjo, Kante, Maunt, Havertz, Verner. Trajner: T.Tuhel

Celsi

REAL MADRID: Kurtua, Militao, Ramos, Naço, Mendi, Kros, Kasemiro, Modriç, Hazard, Vinicius, Benzema. Trajner: Z.Zidan.

Reali

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura