VIDEO/ Filmohen pamjet tronditëse, turbulencat e forta çajnë kabinën e avionit në fluturim

May 5, 2016 | 14:07
SHPËRNDAJE

Pasagjerët e një avioni të nisur nga Abu Dhabi për në kryeqytetin Indonezian, kanë kaluar momente paniku pasi avioni ka pësuar turbulenca të forta për 45 minuta.

Avioni ka nisur të lëkundet shumë fort ndërkohë që pas disa minutash pritej të ulej në destinacion, duke çarë një pjesë të kabinës e duke lënë të lënduar 31 persona. Pas minutave të tmerrit të cilat janë filmuar nga pasagjerët, avioni është ulur i sigurt në pistë.

33D59B9F00000578-3573246-image-a-49_1462370933911 33D5898A00000578-3573246-image-a-40_1462370448772

Ndërkohë që linja nacionale ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ka deklaruar se avioni EY474 u godit nga disa valë të forta dhe të paparashikuara turbulence. Ata kanë shtuar se pas uljes së avionit, 9 pasagjerë dhe një person i ekuipazhit janë dërguar në spital pasi kishin marrë dëmtime serioze ndërsa pasagjerët e tjerë morën lëndime të lehta.

33D59BB100000578-3573246-image-a-43_1462370887359 33D59BC900000578-3573246-image-a-42_1462370872514 33D68D4100000578-3573246-image-a-8_1462382321840 33D68D4600000578-3573246-image-a-7_1462382317148

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura