VIDEO/ Festival golash dhe mesfushor që futet në portë, Spanja barazon ndaj Rusisë

Nov 14, 2017 | 22:45
SHPËRNDAJE

U mbyll në barazim 3-3 miqësorja mes Rusisë dhe Spanjës. U duk se iberikët do të triumfonin bindshëm pasi kaluan në avantazh dy herë më Zhordi Albën dhe Serxhio Ramos, por  rusët arritën të reagonin mjaft mirë duke barazuar shifrat në minutën e 51-të.

sPANJA

Ishte përsëri kapiteni Serxhio Ramos që kaloi në avantazh spanjollët në minutën e 53-të, por Rusia nuk u dorëzua duke arritur të barazojë serish në minutën e 70-të me Smolov.

Rusia

Në minutat e fundit të ndeshjes ka ndodhur një moment tepër pikant. Portieri rus Lunev pësoi një dëmtim dhe iu desh të largohej nga fusha e lojës, në portë u fut mesfushori Glushakov, i cili mbajti mbrojti me fanatizëm portën deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura