Milani dhe Roma luajtën ndeshjen mes tyre e vlefshme për javën e tretë të Seria A. Ndeshja që konsiderohet si kryendeshja e kësaj jave, po zhvillohet në San Siro. Skuadra e Milanit vinte në këtë ndeshje pas një humbje javën e kaluar nga skuadra me Napolit me rezultat 3-2 ndërsa Roma nga një barazim të vështirë me Atalantën. Milani ka arritur të fitojë me vështirës pas një goli në fund nga Kutrone. Rezultati përfundimtar ishte 2-1.
Milan-Roma 2-1
Kesi, Kutrone, Facio
95′ Gooooool Kutrone.
78′ Goli i anulluar i Romës. Pas konsultimit me VAR, arbitri kryesor e anullon golin e shënuar nga N’Zozi.
Goli i anuluar i Higuainit.
59′ Gooool Facio. Barazon rezutlatin për skuadrën e Romës.
46′ Starton pjesa e dytë në “San Siro”.
HT| Përfundon me avantazhin e kuqezinjve pjesa e parë.
40′ Goool Kesi. Rodrigez dërgon një top të bukur në zonë dhe Kesi e dërgon drejt rrjetës.
18′ Higuian i afrohet ndjeshëm golit, Olsen shpëton Romën.
Formacionet:
Milani: Donaruma, Rodrigez, Romanjoli, Musakio, Kalabria, Bilia, Bonaventura, Kesi, Çalhanoglu, Higuain, Suzo. Trajner: Xhenaro Gatuzo.
Roma: Oslen, Markano, Manolas, Facio, Karsdrop, De Rosi, N’Zozi, Kolarov, Pastore, Dzeko, Shik. Trajner: Di Françesko.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al