(VIDEO) Festa e tifozëve skocezë në Shkodër, 2 ditë para ndeshjes me Shqipërinë

Nov 15, 2018 | 23:23
SHPËRNDAJE

Dy ditë para ndeshjes me Kombëtaren Kuq e Zi, disa tifozë skocezë janë zhvendosur në Shkodër. Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet më 17 nëntor me Skocinë në stadiumin “Loro Boriçi” në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

E fustanellat me kuadrate të skocezëve kanë nisur të shfaqen që tani në lokalet e metropolit verior. Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar një moment nga festa kur tifozët më birra në dorë kërcejnë e festojnë në një lokal në Shkodër.

Me sa duket skocezët janë ndierë mirë nga mikpritja e shkodranëve pavarësisht se bëjnë tifo për dy ekipe kundërshtare pasi pinë dhe festojnë bashkë.

Shqipëria do kërkojë maksimumin nga ky takim, për të shmangur rënien në Ligën D, por njëkohësisht për të mbajtur gjallë shpresat për ta mbyllur këtë edicion në vendin e parë në grup.

UEFA ka përcaktuar edhe ata që do të vendosin drejtësi në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa bëhet fjalë për një trupë gjyqtarësh nga Rusia.

Arbitri kryesor do të jetë Vladislav Bezborodov, ndërsa asistentët e tij do të jenë Valeri Danchenko dhe Maksim Gavrilin. Pas portave do të rreshtohen Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov, ndërsa gjyqtar i katërt, Aleksei Lunev.

Kjo do të jetë hera e parë për Bezborodov, që do të gjykojë Shqipërinë, ndërsa bëhet fjalë për një arbitër me eksperiencë ndërkombëtare, që gjykon rregullisht në Europa League.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura