VIDEO/ Festa e Pavarësisë bën bashkë “shqipet” e Londrës, “e djegin” me këngë e valle tradicionale

Nov 28, 2022 | 21:26
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme shqiptarët kanë festuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, kudo ku ata ndodhen.

Teksa momentalisht në Tiranë po mbahen festime në sheshin Skenderbëj në nder të festës së Pavarësisë, edhe shqiptarët në Londër janë mbledhur së bashku për të festuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Të veshur kuqezi dhe nën tingujt e muzikës popullore shqiptare, ata kanë sfiduar edhe temperaturat e ulëta të kryeqytetit britanik dhe kanë dalë në sheshe duke kërcyer e kënduar.

Kujtojmë se vendi ynë ditën e sotme ka marrë urime të shumta nga shtete të ndryshme në mbarë botën, por edhe nga organizata ndërkombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura