VIDEO/ Festa e çmendur pa e prekur topin, si Kristiano Ronaldo tentoi t’i “vidhte” golin Bruno Fernandezit

Nov 28, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Portugalia triumfoi ndaj Uruguait me rezultatin 2-0, duke siguruar kualifikimin për më tej. Goli i parë erdhi në minutën e 54-t, teksa fillimisht u krijua konfuzion, nëse e kishte shënuar Kristiano Ronaldo, apo Bruno Fernandez, duke hapur diskutime për autorësinë e tij.

ronaldo-godet-me-koke-750x430

CR7 kërceu fuqishëm për ta goditur topin e harkuar nga Fernandez, teksa vrapo menjëherë si i çmendur, për të festuar sikur e kishte shënuar ai. Por nga pamjet vihet re se Ronaldo nuk e ka prekur topin teksa tentoi t’ia “vidhte” Bruno Fernandezit.

Në përfundim të ndeshjes edhe FIFA e dha verdiktin, teksa të dy golat iu quajtën mesfushorit të Mançester Junajtid, Bruno Fernandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura