VIDEO/ Ferrari i Formula 1 dhuron spektakël në autostradën çeke, shtang drejtuesit e mjeteve dhe bën “lëmsh” policinë

Aug 14, 2022 | 17:50
SHPËRNDAJE

Një video e pazakontë nga Repulika Çeke po bën xhiron e mediave botërore. Nga pamjet shihet një Ferrari klasik i Formula 1 duke dhuruar spektakël në autostradë.

autostrada

Mjeti i pazakontë në rrugët interurbane ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, të cilët e kanë filmuar dhe publikuar në rrjete sociale.

Madje, një prej shoferëve që filmoi pamjet iu përkushtua ndjekjes së këtij mjeti të veçantë për kilometra të tëra.

Edhe policia çeke është bërë kurioze, duke kërkuar që të identifikojë drejtuesin e Ferrarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura