VIDEO/ Fëmijët luajnë me “litar” duke përdorur një gjarpër

Nov 15, 2019 | 20:57
SHPËRNDAJE

Në mungesë të një litari, këta fëmijë të pakujdesshëm kanë gjetur një zgjidhje jo aq të mirë për të luajtur.

gjarpri

Ata përdorin një gjarpër të madh të ngordhur si litar. Skena e jashtëzakonshme, e filmuar në Vietnam, tregon një treshe fëmijësh që shajnë dhe këndojnë ndërsa luajnë me zvarranikun e ndjerë.

Zëri i një gruaje mund të dëgjohet prapa kamerës duke inkurajuar fëmijët të luajnë.

Që kur është ngarkuar në internet dy ditë më parë, videoja është bërë virale duke mbledhur afro 80,000 shikime.

Vietnami është ndër vendet më të varfra në botë, por me biodiversitetin më të pasur dhe është shtëpi për një larmi të madhe gjarpërinjsh. Mendohej se 37 nga këta janë helmues duke përfshirë edhe kobrën aziatike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura