VIDEO/ “Fantazma” Atletiko për pak i prishi humorin Liverpulit, të kuqtë nuk lëshojnë asnjë centimentër në kampionat

Feb 24, 2020 | 23:14
SHPËRNDAJE

Liverpuli vuajti për të marrë 3 pikët e radhës në sfidën kundër Uest Hamit në javën e 27-ë të kampionatit anglez. Djemtë e Jurgen Klop e siguruan fitoren 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke përmbysur ndeshjen nga 1-2 në 3-2.

ERko51hWsAAD-ny

Miqtë iu kundërpërgjigjën shpejt golit të Vajnaldumit duke barazuar takimin 3 minuta pasi shënoi futbollisti holandez. Pjesa e dytë nisi akoma më keq për kampionët e Europës, pasi Uest Hemi kaloi në avantazh në minutën e 54-rt.

Të kuqtë nuk hoqën dorë dhe vendosën baraspeshën në minutën e 68-ë me Mohamed Salah. Në minutën e 81-ë, i gjithë stadiumi u çlirua nga ankthi pasi senegali Sadio Mane vulosi fitoren për liderët e kampionatit anglez.

Humbja me Atletiko Madridin 1-0 në Spanjë në Ligën e Kampioneve nuk u kalua lehtë as në ndeshjen e sotme. Liverpuli vazhdon të mos e ulë ritmin në kampionatin anglez duke koleksionuar fitoren e 26-ë në këtë sezon nga 27 takimet e zhvilluara.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura