VIDEO/ Fantastik Uzuni, gol dhe asist në kampionat me Lokomotivën e Zagrebit

Oct 21, 2018 | 19:31
SHPËRNDAJE

Po luhet ndeshja e fundit e javës së 11-të në kampionatin kroat. Kjo ndeshje po zhvillohet midis ekipit të Lokomotivës së Zagrebit dhe Hajduk Split. Vendasit e Zagrebit janë duke udhëhequr me shifrat 2 me 0 dhe lojtari i Kombëtares Shqiptare Myrto Uzuni ka qenë protagonist te të dy golat.

Uzuni

Te goli i parë ai ka dhënë asist për shokun e tij të skuadrës Drozdek ndërsa te goli i dytë ai ishte vetë autori i golit. Ky ishte dhe goli i dytë për Uzunin në kampionatin kroat, teksa më parë shënoi në sfidën ndaj Goricës.

GOLI I UZUNIT:

ASISTI I UZUNIT: 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura