VIDEO/ Fantastik Lenjani, futbollisti i Kombëtares debuton me asist kundër Fenerbahçes

Aug 8, 2022 | 21:33
SHPËRNDAJE

Futbollisti i Kombëtares, Ermir Lenjani, e ka nisur me asist aventurën te skuadra turke e Umranijespor. Në minutën e 29-të, shqiptari, me një të majtë të kalibruar e ka dërguar topin te mbrojtësi Glumaç, që nuk fali me kokë duke vendosur baraspeshën.

LENJANI

Në minutën e 19-të ishin vendasit e Fenerbahçes, që gjetën rrugën e rrjetës me Ener Valencian. Teksa kundërpërgjigjia nuk mungoi. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 1-1.

Për sa i përket Lenjanit, 33-vjeçari, në këtë merkato vere u largua nga skuadra e Grasshopers, për të nisur aventurën e re në elitën e futbollit turk. Mbrojtësi arriti të fitonte menjëherë vendin e titullarit te Umranijespor, duke justifikuar mësë miri besimin e drejtuesve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura