VIDEO/ Fadromat e IKMT-së zbarkojnë në Sarandë, nis shembja e 22 objekteve pa leje

Sep 27, 2021 | 12:43
SHPËRNDAJE

Operacioni për shembjen e objekteve paleje i emërtuar si “Bregdeti ynë”, ka rinisur ditën e sotme nga qyteti i Sarandës.

Operacioni ka nisur me prishje të ndërtimeve të paligjshme në kurorën e qytetit bregdetar për të vijuar mandej në brendësi.

Nga burime zyrtare mësohet se janë rreth 22 objekte të konstatuara, 6 në qytetin e Sarandës dhe 16 në Ksamil.

Kujtojmë se në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona u arrestuan, ndërkohë që të tjerë po ndiqen penalisht.

Operacioni i nisur gjatë muajit qershor u ndalua gjatë muajve korrik-gusht për shkak të sezonit turistik, për të rifilluar sërish ditën e sotme nga Saranda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura