VIDEO/ Estradë në Kategorinë e Dytë, shikoni si Tepelena i hap portën Orikumit

Nov 21, 2017 | 16:31
SHPËRNDAJE

Fundjavën që kaloi u luajtën ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Dytë. Edhe pse nuk është mbyllur ende faza e parë, në Grupin B kanë filluar “qokat”. Bëhet fjalë për ndeshjen Tepelena – Orikumi.

Golat

Miqtë përmbysën avantazhin e Tepelenës në pjesën e parë, duke marrë një trepikësh me shumë vlerë që i mban në krye me 21 pikë po aq sa Elbasani.

“Panorama Sport” ka arritur të sigurojë videon e golave të kësaj përballjeje ku duket qartë tolerimi i vendasve në të dy golat e shënuar nga Orikumi. Mbrojtësit e Tepelenës ecin në fushë, duke ia u bërë shumë të thjeshtë miqve që të përmbysin rezultatin. Një estradë e vërtetë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura