VIDEO/ Erjon Veliaj i dërgon zarfin me 100 lekë Presidentit Nishani

May 23, 2016 | 23:21
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur me injorim padisë për shpifje të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Veliaj, i ftuar në emisioni “Tonight” të Ilva Tares në “Ora News”, tregoi një zarf të cilin tha se do t’ia postonte Nishanit bashkë e 100 lekë të rinj, aq sa është edhe dëmshpërblimi që presidenti ka kërkuar.

Tare:  Çfarë keni aty?

Veliaj: Kam një zarf që është në nderin e tij. Kushton 1 mijë lekë. Ja ku është 1 mijë lekëshi.

 Tare: Të dënoheni në gjykatë dhe të humbisni dhe mandatin.

Veliaj: Nesër Presidenti do ta ketë 1 mijë lekëshin me zarf rekomande. Tani që u lamë dhe nderi i tij u kompensua, a mund të fokusohemi tek gjërat më serioze?

Intervista minutë pas minute:

Tare: Do ta nis aty ku në fakt u protestua kundër jush. Anëtarët janë kundër faktit që ju nuk e keni mbledhur Këshillin Bashkiak.

Veliaj: Në 10 muajt e fundit, këshilli bashkiak është mbledhur 10 herë. Pra një herë në muaj. Në qoftë se nuk ka vendime për të marrë, atëherë grumbullohen. Të krahasohen 10 mbledhje në 10 muaj krahasuar me 2 mbledhje në dy vjet, është si dita me natën. Dita me natën është krahasimi që unë bëj. Isha dhe do të jem në mbledhjen e këshillit bashkiak. Unë jam përditë në debat dhe jam nga ata që nuk i tutem debatit. Një herë kërkuan ta afrojmë dhe një herë kërkuan ta shtymë. Këto lojëra kukafshehti nuk janë serioze.

Tare: Partia Demokratike thotë se jemi në kushtet e shpërbërjes së Këshillit për shkak se keni shkelur rregulloren.

Veliaj: Kjo është gënjeshtër. Nuk bën çudi! Gënjeshtra ai grupim thotë përditë. Të garantoj, po të kishte një shkelje ligjore do të merreshin me kuç e me maç, me  presidentë dhe gjyqtarë dhe do t’i hidhnin…kjo është gënjeshtër dhe e lëmë këtu.

Tare: Si procedurë si funksionon? Do ta thërrisni ju?

Veliaj: Si procedurë nuk jam kryetar i këshillit bashkiak. Këtë e thërret kryetari i Këshillit Bashkiak. Kur ka vendime për të marrë. Kur unë kam vendime për të marrë, i marr vet. Këto janë vendime që i merr Këshilli Bashkiak. Kur janë bërë një seri projektesh që merren nga Këshilli, mblidhet Këshilli Bashkiak. Kur janë vendime rutinë si shpërndarja e ndihmës ekonomike dhe pagesat për personat me aftësi të kufizuar, ka qenë një kërkesë e vet Këshilltarëve të Partisë Demokratike që thonë: ore mos na mblidhni për këtë gjë kur kjo mund të kaloj me firmat tona dhe kjo është rutinë.

Tare: Nuk doni t’i shmangeni përballjes së Këshillit Bashkiak?

Veliaj: Sapo të mbaroj me ty do të shkoj të përballem prapë ku isha deri përpara 10 minutash. Nuk i shmangen asnjë lloj përballjeje. Faktet janë kokëforta. Kam bërë 10 mbledhje të Këshillit Bashkiak në 10 muaj kryetar bashkie. Kjo është statistika. Në rast se do të ishim në shkelje, ju garantoj se nuk do të kishin lënë gurë pa lëvizur që kjo shkelje të bëhej dramatike dhe të shkaktojë një lloj histerie publike.

Tare: Edhe sa kohë do ta krahasoni punën tuaj me paraardhësin? Sepse 10 muaj janë gati 1 vit.

Veliaj: Unë besoj që tani jemi te faza dhe mund të krahasohemi me veten tonë. Në qoftë se në 4 vjet është bërë një çerdhe, ne kemi bërë 31. Në qoftë se në 4 vjet janë bërë dy kopshte, ne po bëjmë 23. Në qoftë se në 4 vjet mezi u bënë dy herë vijat në fushatë zgjedhore, sot shumica e rrugëve të Tiranës janë të vijëzuara. Keni absolutisht të drejtë. Ne nuk e kemi kaluar me përqindje mandatin e kaluar, ne e kemi kaluar me herë. Ambicia e Tiranës është edhe disa herë më e madhe. Nuk mund të krahasohemi

Tare: Kemi një qeverisje lokale që i përmbahet rregullores, siç është rasti i mbledhjes çdo muaj të këshillit Bashkiak.

Veliaj: Jam votuar të menaxhoj qytetin dhe mbaj premtimet. Nuk kam thënë që do jem mjeshtër i mbledhjeve, nuk jam mjeshtër i mbledhjeve, punoj më mirë në terren. Nëse kam bërë atë që më kërkon ligj, ata mund të duan të takohen dhe përditë. Unë nuk paguhem që të bëjmë muhabet me atë që janë pa punë. Drejtuan katër vjet Bashkinë e Turanës, tani kanë ngelë pa punë dhe thonë pse nuk bën ky muhabet me ne, të thërrasë të gjithë mbledhjet, gjithë mediat dhe të bëjmë gallatë.

Tare: Nuk besoj se bëhet gallatë, ka debat për sistem taksash, vendimarrjen tuaj, ndryshimin e pagave të punonjësve të  Bashkisë.

Veliaj: Kur bëhen vendimet për tu marrë dhe përgatiten, janë vendime të Këshillit të Ministrave në prill që reflektohen në maj. E njoh ligjin shumë mirë, mos më thuaj se këta i zë gjumi për çështje ligji. Jam këtu të bëj punët e qytetit dhe më hanë duart për punë. Ata që duan të bëjnë muhabet, të bëjnë muhabet.

Tare: U diskutua sot ndryshimi i sistemit të taksave?

Veliaj: Jo, sot bëmë disa fuqizime të sistemit të taksave dhe lehtësira që ju kishte ardhur koha. Një prej tyre ishte çlirimi nga taksat për tre muaj të atyre që janë biznese që sapo kanë filluar, do pak kohë të marrë frymë.

Tare: E menduat më vonë këtë, jo kur miratuat taksat?

Veliaj: Ky është proces.Kjo punë që bëj unë të rrit ndjeshmërinë edhe dijen mbi mënyrën e bërjes së gjërave.Gabim do të ishte të dinim diçka dhe ta injoronim.

Tare: Mjaftojnë tre muaj?

Veliaj: Ajo që kemi kalkuluar është se në 100 ditë shumica e numrave të NIPT-it ose mbyllen ose rrinë hapur 10 vitet e ardhshme.

Tare: Ka shanse për abuzim?

Veliaj: Jo, koha është mjaftueshëm e gjatë për të testuar nëse funksionon biznesi, por shumë e shkurtër që për një biznes që funksionin andralla e të rifilluarit do përbënte evazion. Është lehtë të hapësh një numër NIPT-i. Ne testuam se shumica e NIPT-eve që kalojnë fazën tre mjotre rrinë deri në 10 vjet, ose mbyllen më përpara.

Tare: Prek përqindje të vogël.

Veliaj: Të gjitha ata që do fillojnë një biznes, ata që do hapin një punëtori, dyqan, berberhane, parikeri, konsulencë.

Tare: Vetëm biznese të vogla?

Veliaj: Jo çdo lloj biznesi.

Tare: Mjafton të jetë startap.

Veliaj: Të jetë hera e parë që hapet.Është dhe një mënyrë që dua të tëheq biznese nga qytete të tjera të vinë në Tiranë.

Tare: Pas tre muajsh do duhet të paguajnë dhe do tremben.

Veliaj: Nuk besoj. Preferojnë më mirë një Bashki që i vjel taksat dhe i kthen në shërbime dhe infastrukturë moderne sesa një Bashki që bën sikur nuk të merr por s’të jep asgjë.

Tare: Si ka ecur performanca e mbledhjes së taksave? Çfarë reagimesh keni marrë nga bizneset?

Veliaj: Deri tani jam në 93% të planit të këtij 6 mujori, besoj do kap 100% të planit që kam për taksat. Kam premtuar që do jem një administrator nikoqir. Kryefamiljar i mirë nuk është ai që harron borxhet, por ai që megjithëse detyrimet janë shumë të vogla kandiset me ato që ka.Kam sjellë në Bashki një frymë që themi aq sa janë, 5 qindarka që janë do i mbledhim që mos të themi se nuk bëmë investimet se nuk mblodhëm taksat. Me dikë më duhet të bëj krahasimin.Disa taksa në Bashkinë e Tranës mblidheshin 30%, disa 7%. Taksa e pronës mblidhej 7%, sot 93%.

Tare: Të gjitha taksat 93%?

Veliaj: Të gjitha, sigurisht taksa të ndryshme kanë performancë të ndryshme. Taksat që janë sistemuara në një faturë të vetme performojnë më mirë.

Tare: Fatura e ujit?

Veliaj: Nuk kam pasur asnjë vërejtje nga familjarë, vetëm urime se po e shohin si përkthehet në investime. Kam pasur pretendime nga dy biznese VIP, Tirana ka 30 biznese të tilla.Sigurisht që një biznes VIP do paguajë një çikë më shumë se një gjyshe, i përdor më shumë rrugët, trotaret, ka më shumë makina nëpër xhiro.

Tare: Keni ulur pritshmëritë për mbledhjen e taksave, vecanërisht atë të tabelave?

Veliaj: Taksa e tabelës është argument krejt tjetër. Zerimi i taksës së tabelës deri në 2 metër katrorë ishte për të inkurajuar një proces estetik për qytetin.Tirana e kallangjyer me lloj-lloj çarçafësh e banderolash i ngjante çajnatauni pa shije. Kjo ka sens kur është një rrugë, jo kur është i gjithë qyteti. Arritëm efektin që donim, shumë tabela u reduktuan.Gjithë invazioni okular, sot qyteti është pak më miqësor edhe falë efektit që pati kjo taksë.

 Tare: Përveç dy bizneseve të mëdha që thatë kanë pasur probleme..

Veliaj: Ata që kanë më shumë ankohen më shumë.Ata që kanë më pak janë qytetarë më të mirë.

Tare: Në rrjetet sociale kanë reaguar agresivisht kundër rritjes së taksave.

Veliaj: Cila taksë është rritur?

Tare: Kanë probleme me taksën e pastrimit, ata që nuk kanë të njëjtin NIPT, mund të kenë dy-tre dyqane nëpër Turanë, duhet ta paguajnë tre herë.

Veliaj: Kur ke tre NIPT-a.Nëse je Conad dhe ke 20 dyqane, ke një NIPT për kompaninë mëmë, ndërkohë secili prej supermarketeve ka një NIPT sekondar. Një dyqan lagjeje ka vetëm një NIPT nuk ndot me shumë se një supermarket i madh i një zinxhiri. Supermarketi tek Myslym Shyri, Rruga e Barrikadave apo ai në Porcelan apo qendrat tregtare shkaktojnë ndotje më shumë, në ambalazh, në kamiona ngarkim–shkarkimi, përdorin më shumë infrastrukturën.

Tare: Duhet ta paguajë në të gjitha dyqanet?

Veliaj: Sigurisht. Në bazë të ligjit duhet të paguajnë për çdo numër NIPT-i. Të pasurit e një NIPT-i sekondar të një dyqani të madh nuk është justifikim.

Tare: Paguajnë tre herë dhe fëmijët i kanë në shkolla private, nuk përfitojnë.

Veliaj: Po të jetë kështu i bie që kush ka pension privat të mos paguajë sigurime shoqërore. Ky shtet funksionon në bazë të siolidaritetit. Ai që ka mundësi ti çojë fëmijët e vet të studiojnë në Angli, ti kurojë në spitale private, nuk do të thotë që nuk do të paguajë sigurime shoqërore dhe shëndetësore se i bie që 600 mijë pensionistë ti lëmë fare pa pension meqë gjithë pasunarët thonë kemi pensionet tona private. Është ligj universal.

Tare: Ligji modikfikohet në bazë të interesave nëse preken interesat.

Veliaj: Do ta modifikoj ligjin në funksion të 99% që nuk janë biznesmenë. Njerëzit shkojnë në burg për modifikim ligjesh. Nuk e modifikoj. Jam i majtë dhe besoj tek solidariteti. Ma raporto një biznes që nuk merr taksat mbrapsht.

Tare: E kam për taksën e shkollimit.

Veliaj: Taksa e shkollimit funskionin me filozofinë e pensioneve. Ti mund të thuash unë nuk jam pensionist, pse paguaj sigurime shoqërorëe? Kur të dal në pension do ta mendoj vetë. Finksionon në bazë të solidaritetit. Vërtet mund ti kesh fëmijët në shkollë private.

Tare: E paguan njëherë, nuk mund ta paguash për tre herët, katër, pesë.

Veliaj:Për secilin numër NIPT-i. Ne po themi nuk i duam më këto para për shkurre dekorative, por për shkolla për fëmijët. Dhe biznesi VIP sot ankohet. Ndaj quhet taksë lokale.Që biznesi i madh të mos paguajë taksa nuk ka për të ndodhur. Atje ku ke jetuar ti dhe kam jetuar unë, kështu funksionon, në mënyrë progresive. I kanë mundësitë financiare për të paguar.

Tare: Në faturën e ujit të pijshëm janë vënë disa taksa.Ishte e drejtë vendosja e taksës së përkohshme të arsimit tek fatura e ujit?

Veliaj: Ju keni qenë tek ata qytetarë korrektë që paguanit taksën e ndërtesës?

Tare: Po.

Veliaj: Tani që të mos bësh dy rrugë, i ke të dyja në faturë. Është thjeshtim, nuk shkon dhe në lagje dhe tek uji. Agjenti që e mbledh është uji. Ka funksionuar në mënyrë përfekte. Këtë e ka bërë Korça para Tiranës. Morëm një shembull që funksion mirë në Korçë dhe Pogradec, po funksionon mirë dhe në Tiranë.

 Tare: Uji, është zgjidhur problemi i mbifaturimit?

Veliaj: Është zgjidhur.Faturat që u kanë ardhur atyre që janë mbifaturuar, është bërë zbritja deri në mars dhe nuk kemi asnjë problem. Kemi një administrim shumë të mirë, besoj se do jetë viti i parë që Ujësjellësi i Tiranës do të dalë me fitim dhe kam ndërmend të shpërndajë dividentin për qytetarët e Tiranës. Për njerëz korrektë si ju nga fitimi që do nxjerrë kompania do merni diçka pas. Jam në rrugë shumë të mbarë.

Tare: Problemi i depozitave të ujit, ka një zonë pilot, nuk po furnizohen 24 orë.

Veliaj: Janë dy, tre zona, po furnizohen. Në dy zonat pilot, Burgu i Grave dhe Kodra e Priftit, dy lagjet, ne kemi ujë 24 orë. Kam qenë aty personalisht. Kjo nuk është me detyrim, po ju themi pasi të bindeni që keni ujë 24 orë, hiqini.Është kali, pastaj karroca. Në fillim vjen uji 24 orë, pastaj hiqen depozitat. Sot jemi me 11 orë ujë në Tiranë.

Tare: Kush ishin çunat e partisë?

Veliaj: Njerëz që sot janë gjobitur dhe që sot janë në Prokurori dhe që kanë pasë biznese me ujin e Bashkisë dhe nuk paguanin. Ka disa proçese të hapura.

Tare: Në periferi ka më shumë abuzime, me lavazhe.

Veliaj: Ka shumë abuzime, vetëm në Dajt dhe Farkë do vendosim 5 mijë matësa, kjo histori merr fund. Do vendosim dhe në zona të  tjera. Historia e larjes së makinës luksoze me ujë të pijshëm duhet të marrë fund.

Tare: Janë shtuar zonat e parkingut me pagesë…

Veliaj: Në vendimin e Këshillit Bashkiak nuk bëhet fjalë për shtim zonash, por disa sheshe të bashkisë që janë zaptuar me privatë. Ju kam faktuar dy raste. Një rast ishte në njësinë 5 i kryetarit të PD-së, Çim Babasi, i cili kishte zaptuar sheshin përpara stadiumit Dinamo. I dyti ishte i kompanisë Gener2 që kishte marrë sheshin tek Stadiumi Qemal Stafa. Sheshet ishin në gjendje skandaloze. Duhet me ua kujtuar njerëzve. E mbani mend në çfarë gjendje ishte Piaza Italia? I rrënuar komplet. Ishte i zënë me kangjella dhe kishte një roje që fuste 100 makina dhe merrte paratë. Sot sheshi u pastrua, ka kamera dhe sot është full.

Tare: Nuk ishte kjo pyetja që ju bëra.

Veliaj: Sot vërtetë janë 100 vende parking por parkojnë 1 mijë vete. Me kupton tatimor, paratë i jepen bashkisë tënde. Bashkia është e jona, e të gjithëve. Mjafton të shikosh tek Piazza Italia, vetëm me paratë që jep ai shesh u bë rruga tek Pallati i Kongreseve.

Tare: Problemi është tek ato zona rezidenciale ku ai merr gjobën dhe i bllokohet makina dhe nuk ka kartë rezidenciale. Tek Tajvani, tek La Voglia

Veliaj: Fakti që u referohesh me emra biznesesh. Zona rezidenciale nuk parkon tek Tavjani.

Tare: Ai që banon aty ku mund të parkoj?

Veliaj: Dy zonat me pagesë janë rreth Stadiumit Dinamo dhe tek Qemal Stafa. Rrugët e tjera janë Bulevardi dhe vetëm ana e Tajvanit. Parkimi i gabuar nuk lejohet fare parkimi. Bllokimi i makinës ndodh si në çdo qytet tjetër. Në Paris jo vetëm që ta marrin makinën, por ta çojnë në një kodër të lartë dhe të duhet të shkosh në këmbë, për të marrë një mësim.

Tare: Kur mbaron orari i bashkisë dalin individë të tjerë që marrin taksën e tyre…ose të dëmtojnë makinën.

Veliaj: Thirrja që i bëjmë qytetarëve është…kur janë çështje të rendit, menjëherë duhet bërë denoncimi në polici. Ajo që po ju them është që qytetarët nuk duhet të paguajnë në asnjë vend kur nuk janë punonjësit e bashkisë. Çdo spekulant tjetër duhet dekurajuar.

Tare: Karta e rezidentit. Ka një afat?

Veliaj: Po fillojmë me njësinë 5. Jemi shumë afër pilotit tonë të parë. sigurisht ne marrim Ok e Këshillit. Ndryshimet nuk i bëjmë brenda natës. Pas projektit pilot do të shtrihet në të gjithë Tiranën.

Tare: Ka një ankesë në rritje në rrjetet sociale për gjobat e marra nga bashkia. Thonë që janë shumë të larta dhe vihet edhe bllokuesi. Nëse bën një gabim nuk duhet të shkatërrohen dita e punës.

Veliaj: Të sqarojmë një gjë. Nuk është asnjë gjë nuk ndodh në qytetet e tjera. Ajo që ne kërkojmë është të sillemi me civilizim. Është shumë e thjeshtë; respekto ligjin. Mos ia zërë korsinë biçikletave, mos e hip makinën në trotuar. Nëse gjobat janë të lehta, qyteti nuk ishte në drejtimin e duhur. Rrumpallë e kishim ku çdo lloj i forti hip X6-n hip makinën në trotuar, nuk shkon ai lloj qyteti. Unë besoj tek ai qytet ku si 80 vjeçari si fëmija trajtohen njëlloj. Mënyra se si disa njerëz i referohen bashkisë, është duke i thënë ma garanto ti, e thua se kjo është një e drejtë e njeriut. Aksionerë të rrugëve janë edhe këmbësorët. Aksionerë të rrugëve janë edhe çiklistët. Unë ëndërroj një qytet ku edhe një i pasur të hipi në autobus. Dhe kjo është arsyeja pse moderuam linjat e autobusëve.

Tare: Ëndrra juaj uroj që edhe ndoshta të realizohet. Por duhet plotësuar e gjithë infrastruktura. Të kesh transport publik, të kesh mundësi të dalësh edhe në këmbë dhe karrocën me rrota. Se për ndryshe nuk mund të shkohet vetëm në një drejtim…

Veliaj: Shikoni unazën e vogël. Po bëjmë edhe korsi për biçikleta, edhe për personat me aftësi të kufizuar. Edhe nëse do të parkohet aty, do ta vëmë gjoba.

Tare: Që të mbarojmë me parkingjet. Janë premtuar 11 të tillë. Çfarë po ndodh? S’kam parë të nisë puna askund…

Veliaj: Ndoshta se s’të bie rruga tek treni. Se ke treni kemi ecur shumë mirë me parkingun nëntokësor. Shumë shpejt do të filloj tek Parku Rinia. Do të fillojë tek Pazari i Ri.

Tare: Ka pasur problem tek Parku Rinia?

Veliaj: Nuk ka pasur asnjë problem. U nënshkrua kontrata. Do të merret leja dhe do të fillojë puna. Ajo që kam thënë është se do të bëhen 11 parkingje. Jo të gjithë do të bëhen në 10 muaj. Nëse ju dini që shtypet një buton dhe bëhet një parking për 10 muaj, ma thoni. Unë nuk jam cinik nga natyra. Ua them me dashamirësi. Duhen ndjekur rregullat ligjore.

Tare: Më vjen mirë që po ndiqni rregullat. Akuzat kanë qenë që për parkun e lojërave nuk i keni ndjekur rregullat ligjore.

Veliaj: Kjo është një lloj pune që vjen edhe me dozën e baltës dhe stërkëmbshave. Unë këto i kam marrë përsipër. Nëse në 10 muaj mund të kishim bërë më shumë, më thoni, por këto janë rregullat. Parkimi nëntokësor tek Stacioni i Trenit, fillimisht u fut në projekt, pastaj u aprovua dhe u futën edhe fondet. Sot kemi ecur shumë mirë me parkingun tek Stacioni i Strenit.

Tare: Ka një afat se kur përfundon?

Veliaj: Besoj që brenda vitit tjetër përfundojnë këto të dy dhe besoj që do të kenë filluar dy të tjerët.

Tare: Nisma pa makina..për 70% e qytetarëve që janë aksionarë të rrugëve.

Veliaj: Do ta fillojmë çdo të diel.

Tare: Po pjesa tjetër që del me makinë. Janë shprehur shqetësimet?

Veliaj: Janë shprehur shqetësime edhe disa muaj përpara. Po i njëjti person, teksa ka në shtratin e familjes të sëmurin me kancer në mushkri, më kërkoi ndjesë për fyerjen. Kur dita është pa makina, nuk mund të marrësh makinën dhe t’i biesh nga qendra e Tiranës. Unë prapë do t’i bie nga Unaza e Vogël. Bulevardi ishte i lirë. Nga hotel Dajti deri tek Skënderbeu ishte i bllokuar. Unë s’kam fëmijë vetë, por dje dolën fëmijët e qytetarëve që dolën dhe u kënaqën që mësuan biçikletën dhe luajtën patina. I vetmi apel që bëj është si në çdo qytet. Pse Parisi çfarë bëri? Bllokoi arterien më të madhe. Champs-Élysées e bën tani çdo muaj.

Tare: Parisi ka 6 qendra. Nuk e krahason dot me Tiranën që ka vetëm një bulevard. Edhe Tirana ka Kombinat dhe Laprakë. Këtë të shara i kanë ngrënë të gjithë kryetarët e bashkive, të cilët pas disa vitesh kanë bërë revolucion. Unë me kolegët e mi në këtë koalicion jam këtu të bëj këtë revolucion, kulturor fillimisht. Kishim një ekspert që punoi një javë me ne, një nga ekspertët më të mirë të mobilitetit, i cili ka bërë revolucion në shumë vend. Ai na rrëzoi legjendën urbane, se fëmijët janë më të rëndësishëm. Nuk është e vërtetë. Janë makina. Na doli që 30% e të ardhurave të një familje harxhohen për familjen, jo për evlatin, fëmijën, dritën e syrit. Makina në momentin e parë fillon e ulet vlera me 20%.

Tare: Do të bëni edhe rolin edukativ për qytetarët?

Veliaj: Pse me thoni me ironi?! Unë e kam me shumë pasion.

Tare: Nuk e thashë me ironi, por mënyra si e shpjegon… ka qytetarë që duan makinën.

Veliaj: Nuk më fyen e gjithë balta që hidhet ndaj meje se sa më fyen pyetja cinike e një njeriu inteligjent. Po, patjetër! Qytetarët kanë nevojë të informohen. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen.

Tare: Amortizimi i rrugëve. Rruga nga Pazari i Ri në Porcelan totalisht e amortizuar. Gjithashtu, rruga e Freskut. A ka një plan?

Veliaj: Ju përmendët një rrugë që ka 5 vjet që nuk është vënë dorë. Ne kemi filluar në disa rrugë. Tirana ka 10 mijë rrugë. Janë evidente puna e mirë që janë bërë tek disa rruga, si Unaza e Vogël. Zona e Pazarit të Ri nuk bën sens pa përfunduar projekti. Ajo që po bëjmë është se në të gjithë rrugët që po hapen të bëhet sistemi i ujit që të mos ndodhë ajo historia tipike shqiptare që fillimisht bëhen rrugët dhe pastaj shqepen prapë se do të futen kabullat.

Tare: Problem tjetër janë trotuaret. Para ca ditësh inauguruar një rrugë në Kombinat dhe u detyruar të ecnit në rrugë se nuk kishte trotuar.

Veliaj: Jam i vetëdijshëm se çfarë kanë bërë njerëzit në zonat informale. Ky nuk është faji i bashkisë. Një rrugë që lidh komunitete informale, se sa ta lëmë baltovinë, më mirë të bëjmë një rrugë të asfaltuar.

Tare: Për sa i takon trafikut. Përveç projektit të biçikletave. Plan për ndonjë mbikalim, apo nënkalim. Tek Zogu i Zi, tek 21 Dhjetori?

Veliaj: Fakti që përmendët Zogun e Zi është momenti për t’u kujtuar. Të paktën në Tiranë jemi një popull me ndërgjegje. Po mendojmë disa mbikalime ose nënkalime. Në disa raste për makinat, në disa raste për njerëzit. Ajo që themi se është mbikalimi kryesor është tek Unaza e Madhe. Deri në fund të verës përfundon i gjithi dhe deri nën fund të vitit hapet i gjithi. Ka pasur një amulli. Ka aq shumë yçkla ku kalonte uji. Çudira që nuk ta pret mendja.

Tare: Autobusët urban..kanë probleme financiare. Çfarë po ndodh me çmimin e biletave?

Veliaj: Problemi ishte indeksimi i çmimit të biletave. Nëse kanë probleme financiare, bujrëm ta lënë dhe të vinë të tjerë. Me linjat që kemi propozuar sot janë 15 linja urbane dhe 25 linja rurale. Kush nuk e përballon dot s’ka asnjë problem le të vijë dikush tjetër.

Tare: Ka disa linja, e Linzës, e Babrrusë janë tejet të amortizuara, nuk respektojnë oraret.

Veliaj: Janë linja rurale. Janë linja që janë dhënë nga ish-komuna dhe që kanë kontratën deri në qershor. Me vendimin e këshillit bashkiak që shpresoj të miratohet fillon një disiplinim total edhe i këtyre linjave.

Tare: Unaza e vogël të Tiranës. Afati ishte qershori. Çfarë po ndodh?

Veliaj: Afati ishte fundi i këtij viti, por ambicia ime ishte qershori. Unë shpresoj që të bëjmë progres. Edhe kjo ka komplikimin e vet dhe besoj fort se do ta zgjidh. Për sa kohë që shumica do që gjërat të ecin përpara do të ecin.

Tare: Meqë mbërritëm tek gjykatat. Protesta juaj përpara Gjykatës Administrative për pallatin tek diga e liqenit është konsideruar nga një pjesë e mirë e shoqërisë civile jo vetëm nga kundërshtarët tuaj si një intimidim të trupës gjyqësore.

Veliaj: Kush është shoqëria civile? Në Tiranë ka 20 mijë OJF. Sa prej tyre dolën kundër? Është një e drejtë qytetare të protestosh.

Tare: Si individ po, por jo si kryetar bashkie.

Veliaj: Kushtetuta e Shqipërisë ma lejon. Mjafton të mos shkelësh ligjin. E lexuar Zef Bronxin çfarë shkruan.

Tare: Lexova edhe avokatin.

Veliaj: Avokati mbron kompaninë e vet, unë jam avokat i qytetit. Ata që nuk janë në rolin e tyre është Presidenti i Republikës. Unë kam një problem me gjykatën dhe futet Presidenti në mes. Protestova si çdo njeri që në Shqipëri i hapet haku si çdo njeri. Unë s’kam pasur prona dhe nuk kam pasur gjyqe. Në momentin e parë që ndodh një padrejtësi, pashë që ndodhën disa gjëra. Në Gjykatën Administrative ka 500 dosje dhe krejt papritur ndërrohet trupi gjykues dhe krejt papritur dosja e fundit bëhet e para. Fillimisht ndërrojnë trupën dhe pastaj nxjerrin dosjen e fundit të parën. Në qoftë se dikush e bën këtë, pse nuk ka mundësi të ndryshoj edhe vendimin.

Tare: Me çfarë cilësie e bëtë këtë pyetje?

Veliaj: Të kryetarit të Bashkisë.

Tare: Të kryetarit të bashkisë që del me administratën e vet dhe deputetët për të protestuar.

Veliaj: Me kryetarin e bashkisë që del me këdo që i dhimbset qyteti.

Tare: Unë po të citoj nenin 145 pika 3 të Kushtetutës që thotë: Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatave ose gjyqtarëve passjell përgjegjësi sipas ligjit.

Veliaj: Nuk kam ndërhyr në veprimtarinë e gjykatës. Ndërhyrja ndodh brenda gjykatës. T’ia bëj mu konflikti i interesit këtë nuk kam për ta lejuar. Kushërira të shkojë të gjykojë kushëririn kjo nuk ka për të ndodhur.

Tare: Këtë nuk e thoni dot ju. Nuk e keni këtë kompetencë.

Veliaj: Ajo që po them është se nuk do të rri duarkryq. Kur t’i prenoton je në konflikt të të hapur interesi. Ne kemi një ligj. Dhe unë nuk mund të jem lolo e sistemit gjyqësor shqiptar. E dëgjuat sot zv/ambasadorin amerikan.

Tare: Edhe kompania ka reaguar duke kërkuar që ju të largoheni nga interesat klienteliste.

Veliaj: Në qoftë se interes klientelist është që te diga e liqenit të mos ketë pallate 17 katëshe, po unë jam klient i qytetarëve. Jam klientelist i qytetarëve.

Tare: Edhe kur vendimi është i ligjshëm i dhënë nga kryebashkiakët e mëparshëm.

Veliaj: Unë e di fare mirë se si ky njeri e ka marrë vendimin nga komiteti i digave. Kemi një trupë gjyqësor dhe kur të shikosh që kundërshtarin tënd do ta gjykoj një kushëri. Dhe jam i sigurt se do të përdorësh çdo gjë me fuqinë tënde ligjore.

Tare: Ju po përdornin fuqinë tuaj ligjore apo po përdorni postin e kryetarit të bashkisë për të intimiduar një pushtet gjyqësor?

Veliaj: Posti im nuk është personal. Posti im është vullneti i140 e ca mijë qytetarëve të Tiranës që votuan këtë platformë mbi premtimin se kryetari i bashkisë nuk do të rrijë duarkryq. Apo të bëjë atë: ahh më fal e dha gjyqësori. Këto janë filma e ke shitur lojën përpara.

Tare: Është njësoj sikur të ketë një gjyq Ministria e Mbrojtjes dhe të dalin 50 mijë ushtarë në protestë.

Veliaj: Patjetër! Në qoftë se ka opinion se gjykata e ka shitur lojën është mirë të dalë.

…………….

Tare: Nesër ka një vendim Gjykata Administrative, do ketë prapë protestë apo do ti lini të vendosin në pavarësi?

Veliaj: Nuk kam ndërmend të përmbys të gjithë njësin 5. Nesër dhe në ditët në vijim, nesër nuk është vendimi i Gjykatës, por do vendoset nëse do ta gjykojë apo jo ortaku.

Tare: Gjyqtari, zoti Qafa.

Veliaj: Shkruan një letër dhe thotë jam ortak i kësaj firmës.

Tare: Ka marrë një apartament.

Veliaj: Jo, ka pronotuar një apartament, ka vënë para në një projekt. Në rregullat shqiptare quhesh aksioner nëse vë para në një projekt të përbashkët biznesi. E ka deklaruar vetë, nuk ja morëm me zor, në një dokument publik. Kjo do të thotë se ky gjyqtar është i padenjë dhe do të procedohet penalisht.

 Tare: Për këtë çështje, përformancën e tij si gjyqtar nuk ja vëmë në diskutim.

Veliaj: Ja ka vënë PD në diskutim, RD i kujton faktin që liroi një të burgosur për vrasje i cili sapo doli nga burgu vrau të tjerë. RD që sot është bërë dashnorja e gjyqësorit tonë të pavarur akuzon këtë personazh për lirimin nga burgu të një njeriu që sa u lirua vrau dy të tjerë. Ky gjyqtar që liron një killer për të vrarë të tjerë dhe që bëhet aksioner dhe nuk ka dinjitet, profesinalizmin e ka hedh në plehra. Unë kësaj do ti shkoj deri në fund, pallat nuk do të ketë. Sapo jam rekrutuar në betejën e reformës në drejtësi, Fatmir Xhafa dhe kolegët e tjerë kanë bërë një punë të shkëlqyer, unë kërkoj ndjesë që kam qenë indiferent ndaj kësaj pune, por nga tani e tutje i bashkohem kesaj armate, ndërkombëtarëve, që beson se kjo lloj shpure, jo të gjithë, por mjaftueshëm për ta ndotur gjithë atë ambjent që kërkon një reformim total.

Tare: Nuk është në dorën tuaj mosndërtimi, varet nga vendimi i gjykatës, çfarë do bëni ju?

Veliaj: Kjo betejë shkon përtej këtij pallati, beteja për ta nxjerrë zbuluar dhe bërë një skaner gjyqtarëve të gjykatave shqiptare. Ka gjykata të tjera, vendime të tjera që mund të merren. Pallati nuk do bëhet, uroj që ti shkrijë të gjitha paratë që të korruptojë këta gjyqtarë se turpërohet dhe ai, turpëron dhe gjyqtarët që siç ky, njëra kushërirë dhe tjetri aksioner.Turp më të madh..

Tare: Pretendimi i avakates është se nga punimet deri tani nuk ka pasur asnjë problem, kompania ka marrë masa shtesë sigurie që të mos kishte probleme me digën.

Veliaj: Nëse zonja është dhe inxhiniere ndërtimi dhe ashtu, të vijë të aplikojë tek Komiteti i Digave dhe ndoshta vlen opinioni i saj. Një avokat që paguhet sa frangu pulën nuk pres të mbrojë interesin e qytetarëve.Është e njëjta kompani që ka shqyer gjithë rrugët e Shqipërisë për të vënë atë kabullin optik. Nuk ka rrugë sot në Afrikë që të jetë e shyer paralelisht në të dyja anët. Tegeli që shikoni rrugës kur ju shqyet makina, është tegeli i po kësaj kompanie, e dhënë nga qeveria e mëparshme.

Tare: Ka fituar konçesion.

Veliaj: Fibra optikë ka dhe në Maqedoni dhe Kosovë, por fibra optike që shqyhet rruga dhe i bëhet një tegel nuk ka. Cila qeveri jaka dhënë dhe kush po e mbron sot? Pallat nuk do ketë por gjyqtarët e korruptuar do shkojnë për procedim. Një ditë do ketë drejtësi.

Tare: Ka reagim nga avokatja.

Veliaj: Cili ligj e thotë që një kushëri mund të gjykojë një kushëri, përkundrazi ligji thotë të kundërtën. Konflikti i interesit, deri në brezin e tretë nuk mund të ketë gjykim.

Tare: Nëse bëhet një trup i ri gjykues dhe i jep të drejtë kompanisë?

Veliaj: Jeta nuk është me nëse, do ta shohim nëse respektohet vendimi që jep për ndryshimin e trupës, nëse gjyqi do bëhet i hapur me palë, jo me dhomë këshillimi. Këta e thonë e kemi praktikë, praktikat e tua nuk janë ligj, mund të jenë të paligjshme. Duhet të dëgjosh të dyja palët. Ne kërkojmë të dëgjohemi. Fakti që pas asaj proteste e njëjta trupë dha vendim ndryshe nbga më parë do hyjë në Gines. Do të thotë që paskemi pasur të drejtë.

Ora News

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura