VIDEO/ Eriksen magjik, Danimarka shpartallon Irlandën dhe fluturon drejt Rusisë

Nov 14, 2017 | 23:10
SHPËRNDAJE

Danimarka është kombëtarja e 30-të dhe e fundit nga Europa që ka siguruar biletën për në finalet e Botërorit Rusi 2018. Skuadra e teknikut norvegjez Hareide shpartalloi me rezultatin 1-5 Irlandën në shtëpi, ku protagonisti kryesor ishte mesfushori i Totenhemit, Kristin Eriksen, me tregolëshin e realizuar.

irlande-danimarka

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Dafit në minutën e 6-të, por danezët reaguan shumë shpejt duke përmbysur rezultatin në minutën me golat e Kristensen në minutën e 29-të dhe Eriksen në të 32-tën.

Eriksen

Në pjesën e dytë Danimarka konfirmoi diktatit duke shënuar edhe tre gola të tjerë, dy prej të cilëve u shënuan nga ylli i mbrëmjes Eriksen, ndërsa për t’i vënë kapakun sfidës mendoi sulmuesi Bendtner, i cili realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90-të. Një fitore e merituar e danezëve, të cilët tashmë do fillojnë të mendojnë për eventin më të rëndësishëm të globit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura