VIDEO/ Erdogan për CNN: Duam Gulenin! SHBA të respektojë paktin

Jul 18, 2016 | 21:07
SHPËRNDAJE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në një intervistë për CNN ka deklaruar se i takon Parlamentit turk që të vendosë për rikthimin ose jo të dënimit me vdekje, por nëse e voton ai do ta dekretonte një ligj të tillë.518

Erdogani në intervistën e parë që pas gjendjes dramatike të së premtes, thekson se përpjekja për organizimin e grushtit të shtetit ishte “një krim i pastër tradhtie”.

I pyetur nga gazetarja nëse të arrestuarit pas dështimit të grushtit të shtetit përjashtohen nga dënimi me vdekje që Turqia e ka hequr në vitin 2004, ai refuzoi ta pohonte një gjë të tillë.

Duke folur përmes përkthimit nga pallati presidencial në Stamboll, Erdogan tha: “Pse duhet t’i mbaj dhe ushqej në burg, për vitet e ardhshme? – kjo është ajo që njerëzit thonë.”

160718130124-turkey-detainees-tease-exlarge-169
Ushtarët e arrestuas si pjesemarres ne tentativen per grusht shteti

Ai tha gjithashtu se, Turqia do të dorëzojë një kërkesë me shkrim për ekstradimin e Fethullah Gulen. I pyetur se çfarë do të bëjë nëse SHBA-të refuzojnë një kërkesë të tillë, ai tha: “ne kemi një marrëveshje të përbashkët për ekstradimin e kriminelëve”.

Erdogan e ka akuzuar edhe në të kaluarën Gulenin për tentativë grushti shteti, akuza të cilat vetë Gulen i ka refuzuar. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka deklaruar se SHBA-të ende nuk kanë marrë një kërkesë zyrtare për ekstradimin e Gulen në Turqi.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura