VIDEO/ Erdogan nuk i mban lotët në funeralin e këshilltarit të tij

Jul 17, 2016 | 19:07
SHPËRNDAJE

Mes të vrarëve në tentativën për organizimin e një grushti shteti në Turqi, ishte dhe një këshilltar i Presidentit, Recep Tayyip Erdogan.cumhurbaskani-erdogan-erol-olcakin-cenaze-nwt8Erol Olcak u vra bashkë me djalin e tij 16 vjeç gjatë përleshjeve në urën e Bosforit me forcat e ushtrisë.

Në dhënien e lamtumirës së fundit morën pjesë, Erdogan, kreu i Parlamentit, ish-presidenti Gul dhe ish-Kryeministri Davutoglu.298

Gjatë funeralit, Erdogan nuk i mbajti dot lotët pasi mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetës.

Erol Olcak, i cili thuhet se eshte me orgjinë shqiptare, ishte një nga këshilltarët më të njohur të partisë së Erdoganit, AK-së.fft31_mf7925890

Erol Olcak bashkë me djalin e tij u qëlluan nga ushtarët që mbështesin grushtin e shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura