Video epike/ Moderatorja shqiptare zbulon arsyen se pse ia plasi të qeshurës në transmetimin live

Nov 20, 2018 | 15:33
SHPËRNDAJE

Videoja e moderatores së njohur Pranvera Borakaj, e cila shpërtheu në të qeshura gjatë transmetimit live të emisionit “7 pa 5”, ka bërë xhiron e rrjetit ditën e sotme.

pranveraa

E me siguri që të gjithë ishin kuriozë të dinin se cila ishte arsyeja që e bëri moderatoren të qeshte aq shumë para kamerës. Gazetari i njohur Olti Curri e publikoi këtë video në profilin e tij në “Instagram” ku shkruante: “E qeshura ngjitëse e Pranvera Borakaj. Aman na e thuaj pse qeshe se nga ngeli fiksim.”


View this post on Instagram

Hhahahahahahahahahahaah E qeshura ngjitese e @pranveraborakaj . Aman na thuaj pse qeshe se na mbeti fiksim !

A post shared by Olti Curri ? (@olticurri) on


Pyetjes së Oltit, i ka kthyer përgjigje vetë Pranvera, duke shuar kështu kuriozitetin e të gjithëve.

“Aman se e kisha harruar kete. Ndersa benim lidhjen me skype , korrespondenti nuk e mbante videon nga zonja Rita , por nga shtepia dhe ne dhome levizte i shoqi me tuta , se ora 9 e mengjesit . Une insistoja qe ta kthenin kameran nga vetja , por ishte e pamundur . Dhe ne momentin qe e ktheu , aty u nderpre lidhja . Ndersa une beja pyetje shikoja vetem nje zoteri qe levizte me tuta ne dhome dhe e ftuara nuk duket asgjekundi .Ishte e pamundur ta mbaja te qeshuren , jo vetem une , por gjithe stafi dhe e ftuara e rradhes qe ishte ne studio . Dhe shyqyr qe qeshim , se e qeshura te shton jeten. Perkonte dhe me temen se po flisnim per 60 vjetorin e estradës”, ka zbuluar moderatorja.

pranvera e qeshura

Ndërkohë Olti i kthen përgjigje Pranverës, duke i thënë se kjo “video është hiti i javës”.

olti pran

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura