Video epike/ Lëkundjet e fuqishme të tërmetit sollën panik tek qytetarët, por këta mjekë kanë ditur se si t’i inkurajojnë nënat e reja në maternitet

Sep 21, 2019 | 22:14
SHPËRNDAJE

Tërmeti që tronditi sot vendin shkaktoi panik dhe frikë tek qytetarët, të cilët lanë shtëpitë dhe vrapuan në rrugë.

Jo pak ankth dhe frikë kanë përjetuar edhe nënat e reja në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, por duket se mjekët atje kanë dituar se si ta qetësojnë situatën.

video_maternitet

Mjekja Anika Dokle ka postuar një video në faqen e saj në Facebook ku duken nënat e reja dhe stafi i Maternitetit “Koço Gliozheni” duke kërcyer.

“Ne jemi tërmeti i tretë… Inkurajojmë nënat e reja në një ditë të vështirë si kjo e sotmja”, shkruan mjekja Anika Dokle në postimin e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura