VIDEO/ Ende pa filluar mirë sezoni turistik, “Lungomare” përfshihet nga kaosi

Jun 26, 2016 | 10:47
SHPËRNDAJE

Ende pa filluar mirë sezoni turistik, “Lungomare” në Vlorë mbetet me trafik të rënduar. Rruga që përshkon të gjithë bregdetin e Vlorës është bërë vetëm me dy kalime.

Kjo bën që edhe në fundjavat e qershorit ky aks të mbingarkohet nga trafiku duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Shpejtësia e lejuar është jo më shumë se 30 km në orë. Siç shihet edhe nga videoja e “Panoramës” trafiku është i tillë këtë mëngjes.

Më shumë trafik pritet në pikun e sezonit turistik, në muajt korrik-gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura